Home / Bota / Megjithëse janë vendosur sanksione kundër Rusisë, në Krime po punojnë mbi 3.000 kompani të huaja

Megjithëse janë vendosur sanksione kundër Rusisë, në Krime po punojnë mbi 3.000 kompani të huaja

Rreth 3,000 firma në pronësi të investitorëve të huaj, duke përfshirë bizneset evropiane, po punojnë aktualisht në Krime.

Firmat e regjistruara në gadishull kanë nënshkruar 66 marrëveshje me vlerë më shumë se 68 miliardë rubla (1.19 miliardë dollarë amerikanë). Sipas kreut të rajonit rus Sergej Aksenov, gjysma e këtyre projekteve aktualisht janë duke u zbatuar.

Që nga ribashkimi me Rusinë në mars 2014, në republikë janë nënshkruar mbi 180 marrëveshje investimesh me vlerë 190 miliardë rubla ($ 3.31 miliardë). Projektet thuhet se do të krijojnë më shumë se 15,000 vende pune.

Deri në fund të vitit të kaluar, vëllimi i investimeve në asetet kryesore u dyfishua, duke kaluar më shumë se 195 miliardë rubla (3.4 miliardë dollarë). Gjysma e shumës thuhet se është investuar në bizneset e vogla dhe në të ashtuquajturën ekonomi informale.

Investimet në sektor thuhet se so të trefishohen krahasuar me vitin 2016. Sipas Aksenovit, sektorë të tillë të ekonomisë së rajonit si turizmi, bujqësia, ndërtimi, karburantet dhe energjia janë më tërheqës për investitorët.

Kreu i rajonit gjithashtu tha se shumica e qarkullimit të tregtisë në Krime është zbatuar me partnerët nga vendet jo anëtarë të CIS-it (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura). “Më shumë se 52 për qind e xhiros llogaritet me Kinën, Italinë, Indinë, Spanjën, Egjiptin dhe Bullgarinë,” tha Aksenov.

Bjellorusia dhe Ukraina vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të tregtisë, ku me Bjellorusinë qarkullimi tregtar arrin deri në 22 për qind, ndërsa tregtia me Ukrainëm përbën 16 për qind./rt/Gazeta Impakt

Check Also

Si duhet të besojmë tek Allahu?!

Si duhet të besojmë tek Allahu Ne e pranojmë bindshëm me zemrat tona dhe e …