Home / Feja / MË POROSITI I DASHURI IM, sal-Allahu alejhi ve selem !

MË POROSITI I DASHURI IM, sal-Allahu alejhi ve selem !

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: Më ka porositur i dashuri im, sal-Allahu alejhi ve selem, me tre gjëra: të agjëroj tre dtë të çdo muaji, të fali dy rekate namaz të duhasë, dhe ta fali namazin e vitrit para se të flej”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Tek Ebu Huzejme qëndron me tekst: Më porositi i dashuri im, sal-Allahu alejhi ve selem më tre gjëra, që nuk i kam braktisuar asnjëherë: të mos flej vetëm se të kem falur namazin e vitrit, të mos i braktis dy rekatet e namazit të duhasë, ngase është namazi i të penduarve, dhe të agjëroj tre ditë të çdo muaji”.

SHPJEGIMI I HADITHIT

“Më ka porositur”, më urdhëroi, kjo porosi profetike e madhe, për Ebu Hurejren, është një porosi për gjithë umetin, ngase porosia dhe udhëzimi i profetit drejtuar një personi është porosi për të gjithë, përderisa nuk ka argument që e veçon.

Fjala e tij: “i dashuri im” që flet për të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, është shumë e qartë, andaj, është shprehur në këtë formë që tregon për dashurinë e madhe për të, dhe për krenarinë e tij për pozitën që ka tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem. Ib Haxheri në “Fet’hul Bari” ka thënë: “Nënkuptohet se krenaria e të shoqëruarit me njerëz të mëdhenj, nëse është në formë të shprehjes së dhuntive, dhe falënderimit të Allahut, e jo edhe për t’u mburrë ndaj tjerët”.

Kjo thënie e Ebu Hurejres nuk bie në kundërshtim me fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Po të mirrja për mik të dashur timin) dikë prej umetit tim, do e mirrja Ebu Bekrin për mik, por shoku juaj është mik i dashur) i Allahut”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Sepse Ebu Hurejra nuk tregoi se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e ka marrë atë për mik, por tregoi për veten e tij, se i dërguari i Allahu, sal-Allahu alejhi ve selem, është mik i tij.

POROSIA E PARË: Agjërimi i tre ditëve të çdo muaji

Agjërimi i ushtron njeriun të jetë i durueshëm i përmbajtur, e mëson atë të jetë besnik, të ket bindjen e mbikqyrjes së Allahut në fshehtësi e në opinion, pasi që nuk ka kush që e mbikqyr agjëruesin, pos Alllahut, agjërimi është një luftë me nefsin, dhe ballafaqim ndaj epsheve, sikur që zhvillon ndjenjën e mëshirës, vëllazërisë, ndjenjën e nevojës ndaj të tjerëve, prej fukarave e nevojtarëve.

Për dallim prej dbive që u përmendën, është se agjërimi i tre ditëve është sa agjërimi i një muaji, siç thotë i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në hadithin që e përcjell Abdullah ibn Amr, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Të mjafton të agjëron çdo muaj tre ditë, e për çdo vepër të mirë shpërblehesh me dhjetë fish, kështu që ai agjërim është sa agjërimi i një muaji”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Dijetarët janë ndarë në mednime rreth përcaktimit të këtyre ditëve, prej tyre që thotnë se këto ditë janë ditët e bardhë të muajit, apo janët tre ditët e para të çdo muaji, apo janë ditët e Hënë dhe e Ejnte, por, veprimi i Buhariut e përforcon dhe e preferon se ato ditë janë ditët e bardha të çdo muaji, pasi që ka titulluar një prej kapitujve të librit të tij ‘kapitulli; agjërimi i ditëve të bardhe, të trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë’, më pas transmeton hadithin e Ebu Hurejres, që e përmendëm më herët.

Përderisa në hadith nuk janë përcaktuar këto ditë, atëherë njeriu zgjedh sipas dëshirës cilat ditë i agjëron, e nuk ia vështirëson vetes, qoftë janë në fillim të muajit, apo në fund, agjërimi i ditëve një pas një, apo të ndara. Allahu e di më së miri.

POROSIA E DYTË; MOS BRAKTISJA E DY REQATEVE TË NAMAZIT TË DUHASË

Namazi Duha është namaz vullnetar, koha e të cili fillon pasi që të ngrihet dielli sa një shtizë e deri në kohën kur dielli qëndron në zenit. Ky namaz më së paku ka dy reqate, e më tepër ka tetë, është vërtetuar se i dërguari i Allahu i ka falur ato në ditën e çlirimit, siç qëndron në hadithin e Umu Hanies, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, që është shënuar në dy sahihët, njashtu i ka falur edhe në shtëpinë e një njeriu prej Ensarëve, siç e transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu shënuar nga Buhariu dhe Muslimi.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem na ka nxitur që ta falim namazin e Duhasë, për vlerën e këtij namazi ka folur në shumë hadithe, prej tyre, fjala e tij: “Çdo ditë në të cilën lind dielli, secili prej jush duhet të japë sadaka për çdo nyje (kockash) të trupit të tij. Në çdo tesbih (thënia ‘subhanallah’) ka sadaka, në çdo tehmid (thënia ‘elhamdulilah’) ka sadaka, në çdo tehlil (thënia ‘la ilahe il Allah’) ka sadaka, në çdo tekbir (thënia ‘Allahu ekber’)
ka sadaka, këshillimi për të mirën dhe ndalimi nga e keqja është sadaka dhe mjaftojnë si shlyerje për të gjitha këto, dy rekate të namazit duha.” Shënon Muslimi

POROSIA E TRETË; FALJA E NAMAZIT TË VITRIT

Namazi i vitrit është namazi me të cilën përfudohet namazi i natës, kështu është emërtuar ngase falet tek, një reqat, e tre reqate, e deri njëmbëdhjetë. Preferohet që të vonohet deri në pjesën e fundit të natës, për atë i cili është i sigurtë se do zgjohet për ta falur, Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë; i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush frikohet se nuk do zgjohet në fund të natës, le ta fal vitrin në fillim të natës, e kush shpreson të zgjohet në fund le ta fal vitrin në fund të natës, ngase namazi në fund të natës është i dëshmuar, dhe është më me vlerë.” Shënon Muslimi

Përkundër që vlera e faljes së namazit të vitrit është më me vlerë në fund të natës, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e porositi Ebu Hurejren që të falet para se të bie të flejë. Dijetarët janë munduar të shpjegojnë shkakun e kësaj, kështu që ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “është thënë se shkaku i kësaj porosia është se ai, ishte i preokupuar në fillim të natës duke përsëritur atë që kishte mësuar prej haditheve të shumta, një gjë që nuk i ishte lehtësuar shumë prej sahabëve sikur atij, kështu që i kalonte pjesa më e madhe e natës, e nuk mundte të zgjohet në fund të natës, e i dërguari, alejhi selam e urdhëroi që ta fal vitrin para.“

HADITHI I TREMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi; albislam.com

Përktheu; Shpend Zeneli

Check Also

Vajza mbeti pa benzinë në veturë, i pastrehu i dhuroi paratë e fundit për derivat-pastaj ajo e shpërbleu në mënyrën më të mirë

Një grua nga Filadelfia ka arritur të mbledh 110 mijë dollarë, për të pastrehun i …