Home / Feja / Luani dhe miu, mos prisni fatkeqësitë!

Luani dhe miu, mos prisni fatkeqësitë!





Dikur jetonte një mi, i cili nxirrte mësime nga gjithçka që ndodhte dhe zhvillohej përreth. Një ditë, u mblodhën kafshët e pyllit dhe miu deshi tu japë një mësim të rëndësishëm miqve të tij.Plot besim në vetvete, ai iu drejtua mbretit të pyllit, luanit, duke i thënë:”Më lejoni lartmadhëria ta marr fjalën?”Luani i tha:”Fol o mi trim!”Miu:”O mbreti ynë! A të ka shkuar ndonjëherë mendja, se mund të të vras brenda disa muajve?”Luani e pyeti gjithë habi:”Ti o mi?!”Miu:”Nëse do ta provosh, thjesht më jep një muaj kohë, jo më shumë.”Luani:”Dakord, por pas një muaji, do të përfundosh keq nëse nuk më ke vrarë!”Ditët filluan të pasojnë njëra-tjetrën dhe ja ku përfundoi java e parë. Ditën e fundit të kësaj jave, luani qeshi me vete dhe me guximin e miut. Por, edhe pse nuk kishte vënë re ndonjë gjë të dyshimtë, kishte parë ca ëndrra të frikshme, sikur po e vriste miu. Por, në fund të fundit ca ëndrra ishin, asgjë për tu frikësuar.Me kalimin e javës së dytë, ëndrrat e frikshme filluan të shtohen, saqë tashmë frika e kaplonte ndonjëherë edhe gjatë ditës.Kurse javën e tretë, frika kishte filluar ta bëjë gjithë vesvese mbretin luan. Ai nuk ndihej rehat dhe herë pas here brofte në këmbë. Frika i kishte pushtuar zemrën dhe shpesh herë pyeste:”Po sikur fjalët e miut të jenë të vërteta?!”Javën e katërt, luani e humbi vetëdijen nga frika dhe paniku. Ditën e caktuar, të gjitha kafshët në shoqërinë e miut hynë në strofullin e mbretit luan. Ata u befasuan dhe mbetën pa fjalë, kur e panë të shtrirë dhe të pa jetë mbretin e tyre.Morali:Miu e dinte se të presësh fatkeqësinë, është vuajtja më e rëndë. Sa herë ke pritur të ndodhë një fatkeqësi dhe gjëmë e rëndë, e ajo nuk ka ngjarë?Që sot, shihe jetën me optimizëm dhe s’ke përse të presësh fatkeqësitë. Edhe nëse ndodhin, ato nuk e kalojnë kuadrin e sprovës dhe nuk u shmangesh dot.








Artikulli paraprakSalahudin Ejubi, hero që në vegjëliArtikulli vijuesKëto janë 15 markat më të besueshme të makinave të vitit 2018

Check Also

Video: Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësis…

Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësisht i Pafajshëm …