Home / Feja / Lotët e Nënës

Lotët e Nënës

Kjo është një poezi që e ka shkruar një plakë, të cilën i biri e vendosi në shtëpinë e pleqve. Kaluan tre vite e ai nuk e vizitoi. Por, pa marrë parasysh, poezia është e mbushur me dashuri dhe mëshirë të nënës.

O Zot ruaji nënat tona, O Zot bëje këtë poezi mësim për gjithë djemtë dhe gratë e tyre të cilat i nxisin në mos dëgjim ndaj prindërve. Mirëpo historia përsëritet.

HAMDAN, HAMDAN. NËNA TË THËRRET

Ku je Hamdan, nëna të thërret, por ti nuk dëgjon thirrjen dhe rënkimin e saj?

Ti gjithmonë je i lidhur me zemrën time. Asnjëherë nuk më largohesh nga sytë e mi edhe kur i kam të mbyllur. Këto tre vite sytë e mi vajtuan, por nuk vërejta që më vizitove si të tjerët.
Kujto jetën tonë, kur të ngrita e të barta dhe askush nuk banoi në barkun tim përveç teje. Ndërsa kur u sëmureshe, unë kaloja tërë natën pranë teje duke mos fjetur. Nuk shijoja gjumë as ditën as natën.

Atë që kam dhuruar nga dashuria dhe përkujdesa ndaj teje ta kam dhënë, e ti u ndave prej meje edhe pse ishe shpresa ime më e madhe.

Por, çdo gjë humba atë ditë kur më largove dhe ia dhurove vetën tënde grua sate, duke i ofruar asaj dashuri të sinqertë ndërsa mua më le në dhembje.

Unë e di se ajo është e ashpër dhe të pengon duke të thënë: “Unë nuk e dua këtë plakë me ty.”

Më le në mes të spitalit duke shpresuar dhe e di se ky është shpërblim për mirësinë time. Dhashtë Zoti me qenë shërbëtorja jote, vetëm të shohë çdo ditë të kënaqur.

Faleminderit djalë, faleminderit për mundin tënd! Lutem Allahut për ty çdo moment dhe për udhëzimin tënd.

Hamdan, Hamdan, nëna të thërret! Frikësohem se edhe ti do t’i thërret pasardhësit tu.
E luta mjekun që ta dorëzoj këtë letër me shkronjat e shkruara me lot.

Nëse vdes mos harro me lutje për mua me kërkuar falje, kjo është shpresa ime. Ujite dheun e varrit tim me lotët tu, por dije se atëherë nuk shërben pikëllimi dhe pendimi.

Check Also

HISTORI E VËRTETË: “Respekti i nënës me sëmundje mentale”

HISTORI E VËRTETË: “Respekti i nënës me sëmundje mentale” Ky është një tregim i vërtet …