Home / Bota / Liga Arabe kundërshton referendumin separatist të kurdëve

Liga Arabe kundërshton referendumin separatist të kurdëve

Liga Arabe (LA) në një takim në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve anëtarëve të saj, ka kundërshtuar referendumin mbi ndarjen e Kuristanit të Irakut, duke e cilësuar atë si shkelje të kushtetutës irakiane.

Këshilli i ministrave të jashtëm të LA lëshoi një deklaratë mbi referendumin mbi ndarjen e Kurdistanit të Irakut, njofton rrjeti informativ Al Mejadin. Liga Arabe theksoi se mbështet unitetin e Irakut dhe thotë se çdo veprim që do të dëmtonte unitetin e Irakut do të rrezikonte Lindjen e Mesme. Në këtë Deklaratë po ashtu thuhet se mbështetja për unitetin e Irakut është baza e luftës kundër terrorizmit. Sekretari i Përgjithshëm i LA, Ahmed Abu Al Geit theksoi se Liga Arabe këmbëngul në nevojën për të ruajtur unitetin e territorit irakian dhe beson se çdo veprim duhet të bazohet në kushtetutën e Irakut. Abu Al Geit udhëtoi kohët e fundit në Irak dhe u takua me kryeministrin Heidar Ebadi, pastaj udhëtoi në Erbil dhe u takua me Masud Barzanin, kreun e rajonit kurd të Irakut dhe i tha atij se Liga Arabe është kundër vendimit kurd për të mbajtur referendumin./ PT

Check Also

A lejohet që muslimanët të kenë për shokë jomuslimanët?

Fjalët, si emrat po ashtu edhe foljet, që rrjedhin nga rrënja ue-le-je janë të gjithëpranishme …