Home / Feja / Kush janë terrorstët e vërtetë? – E verteta nga goja e nje jo muslimani italian

Kush janë terrorstët e vërtetë? – E verteta nga goja e nje jo muslimani italian

Islami është fe e mëshirës; nuk e lejon terrorizmin. Në Kuran thuhet: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësi.” (60: 8)

I dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të) i ka ndaluar ushtarët të vrisnin gra e fëmijë (1) dhe i ka këshilluar ata duke thënë: “… mos tradhtoni, mos e kaloni masën, mos vrisni fëmijët e vegjël.” (2)

Gjithashtu, ai ka thënë: “Kush vret një person që ka marrëveshje me muslimanët, nuk do ta ndiejë aromën e Parajsës, megjithëse aroma e saj ndihet dyzet vjet larg.” (3) Ai gjithashtu e ka ndaluar ndëshkimin me djegie në zjarr. (4)

Muhamedi (paqja qoftë mbi të) e ka radhitur vrasjen në vendin e dytë, ndërmjet gjynaheve të mëdha, (5) si dhe ka theksuar se “çështjet e para që do të gjykohen midis njerëzve në Ditën e Gjykimit do të jenë ato të gjakderdhjes” (6).

Jo vetëm kaq, por Islami i porosit muslimanët të jenë të butë edhe me kafshët e të mos i dëmtojnë ato. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Një grua u dënua për shkak se mbylli një mace, derisa ngordhi. Ajo u dënua në zjarr, pasi as i dha të hante, as nuk e lëshoi që ta gjente vetë ushqimin.” (7)

Gjithashtu, ai ka thënë se një burrë i dha ujë një qeni të etur, ndaj dhe Zoti ia fali gjynahet. Profeti Muhamed është pyetur: “O i dërguari i Zotit a shpërblehemi ne për mirësinë ndaj kafshëve?” Ai u përgjigj: “Njeriu shpërblehet për çdo mirësi që i bën çdo krijese.” (8)

Edhe kur kafshët theren për mish muslimanët janë të urdhëruar të mos i frikësojnë ato dhe t’i therin me sa më pak dhembje që të jetë e mundur. Muhamedi (paqja qoftë mbi të) ka porositur: “Kur të therni një kafshë, thereni në mënyrën më të mirë. Mpriheni thikën për t’ia pakësuar vuajtjet sa më tepër kafshës.” (9) Në dritën e këtyre fakteve që përmendëm, si dhe të shumë argumenteve të tjera të Islamit, nxitja e terrorizmit ndaj civilëve të pambrojtur, shkatërrimi i ndërtesave dhe pasurive, vendosja e bombave dhe gjymtimi i burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm, janë të gjitha të ndaluara dhe të urryera në Islam. Feja e muslimanëve është fe e paqes, mëshirës dhe e faljes e nuk ka të bëjë me veprime terroriste që disa ia atribuojnë padrejtësisht Islamit. Nëse ndonjë musliman ndërmerr një veprim terrorist, ai konsiderohet fajtor për shkeljen e ligjeve të Islamit.

Lidhur me terrorizmin në Islam, në videon e mëposhtme flet një Italian se kush në fakt janë terroristë…

Shikoni videon:

Shperndaje lajmin Kush janë terrorstët e vërtetë? – E verteta nga goja e nje jo muslimani italian ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

Ishin shpërngulur në Turqi, familja nga Podujeva ribashkohet pas 105 vjetësh

E rrallë, familja nga Podujeva e shpërngulur në Turqi ribashkohet pas 105 vjetësh …