Home / Bota / Kurtulmuş: Dëgjojmë hapat e neonazizmit, racizmit dhe neofashizmit në Evropë

Kurtulmuş: Dëgjojmë hapat e neonazizmit, racizmit dhe neofashizmit në Evropë

“Oponentët thonë se puna e presidentit nuk do të kontrollohet. E vërteta qëndron krejt ndryshe, presidenti do të ketë më shumë kompetenca, por edhe përgjegjësi më të mëdha”, tha Kurtulmuş

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë Numan Kurtulmuş tha se edhe pas reformave kushtetuese në këtë vend do të ekzistojë kierarki precize e legjislacionit dhe se dekretet e Presidentit nuk do të bien ndesh me këtë kierarki, por do të jenë ekskluzivisht brenda ligjit dhe kushtetutës, raporton Anadolu Agency (AA).

Si mysafir në panelin editorial të AA-së, Kurtulmuş theksoi se me reformat në Kushtetutën e Turqisë, posti i Kryeministrit do të hiqet, dhe se rolin e pushtetit ekzekutiv do të marrë presidenti.

“Oponentët thonë se puna e presidentit nuk do të kontrollohet. E vërteta qëndron krejt ndryshe, presidenti do të ketë më shumë kompetenca, por edhe përgjegjësi më të mëdha. Presidenti në asnjë rast nuk do të ketë ndikim ndaj parlamentit si institucion ligjëvënës”, ka thënë Kurtulmuş.

Duke theksuar se Turqia ka pranuar tre milionë refugjatë sirianë, Kurtulmuş tha se populli turk po ndanë bukën me këta njerëz dhe se ky rast është pranuar si domosdoshmëri në Turqi, ndërsa në vendet tjera ardhja e një numri të madh të refugjatëve sjell edhe trazira sociale.

“Ne po përballemi me disa probleme, por çështja e refugjatëve sirianë në Turqi nuk është kthyer në problem social. Askush të mos luan me popullin tonë. Nuk ka asnjë plan që të gjithë këtyre sirianëve t’u jepet shtetësia për arsye politike. Ky është një mashtrim klasik parazgjedhor. Këta njerëz janë vëllezërit tanë, miqtë tanë”, tha Kurtulmuş.

Propozimi për reformën kushtetuese në Turqi tashmë ka kaluar procedurën parlamentare dhe më 16 prill në lidhje me këtë do të zhvillohet referendum. Reforma parashikon futjen e sistemit presidencial, ndërsa Kurtulmuş thotë se me zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit dhe sistemi i ri i qeverisë në Turqi do të jetë më efikas dhe më afër me popullin, por gjithashtu do të ofrojë më shumë hapësirë për veprim të opozitës.

Zëvendës Shefi i qeverisë turke Kurtulmuş gjithashtu ka folur edhe për trendin e rritjes së populizmit, radikalizmit dhe anti-islamizmit në vendet evropiane.

“Dëgjojmë hapat e neonazizmit, neofashizmit dhe racizmit radikal në Evropë, e cila në të kaluarën e afërt shumë ka vuajtur për shkak të fashizmit të Hitlerit dhe Musolinit. Periudha e dy luftërave botërore në Evropë është një periudhë e gjakderdhjeve, kurse shkaku kryesor i kësaj është racizmi radikal”, tha Kurtulmuş.

Duke theksuar se zyrtarët evropianë duhet të nxjerrin mësime nga e kaluara dhe të kuptojnë se nuk ka organizata të mira dhe të këqija terroriste, Kurtulmuş tha se edhe politikanët evropianë do të pësojnë dëme nëse vazhdojnë të mbrojnë terroristët e PKK-së.

“Vallë nuk kanë pësuar dëme, harruan vrasjen Olof Palme? Këtë demokrat të madh dhe politikan të moderuar e ka vrarë PKK-ja. Ne po flasim për një organizatë terroriste e cila mund të kryej atentate edhe në zemër të Evropës”, tha Kurtulmuş.

Organizata terroriste FETO në korrik të vitit të kaluar në Turqi kreu përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak me anë të pasuesve të saj, të cilët më parë ishin infiltruar në ushtri, polici dhe të gjitha strukturat e tjera publike në vend, kurse një numër i madh i anëtarëve të kësaj organizate ka gjetur strehë në vendet evropiane ku janë të paarritshëm për autoritetet gjyqësore turke të cilat janë duke kryer hetim të plotë të këtij rasti.

“Është e gabuar dhe e papranueshme që puçistët po gjejnë mbrojtje në Evropë. Vendet evropiane në frymën e marrëdhënieve miqësore me Turqinë duhet që këta puçistë dhe terroristë t’ua dorëzojnë autoriteteve tona”, tha Kurtulmuş.

Check Also

Kurrë mos u shoqëro me këta 5 persona.

Këshillë nga Zejnul Abidin, nipi i Aliut radijAllahu anhu. Ebu Xha’feri Muhamed ibën Aliu thotë: …