Home / Shtypi Islam / Opinion - Analize / ‘’Kurdistani’’ një mashtrim i madh!

‘’Kurdistani’’ një mashtrim i madh!

Nga Savash VELIU

Vendimi për copëtiminë e tokave perandorake osmane është marr në ‘’Kongresin e Vjenës’’ më vitin 1815, në të cilën marrëveshje dukej qartë copëtimi i të gjitha tokave muslimane me tentativë përfundimisht për t’i deportuar andej nga kanë ardhur. Dhe kjo botërisht u realizu!

Kështu gjithnjë janë mashtruar bota e përvuajtur nga forcat e mëdha anglo-amerikane dhe franceze se një ditë kombet e ndryshëm do të gëzojnë të drejtën e tyre për t’u bërë shtete të ”Mëdha’’ jashtë perandorisë osmane, me të vetmin kushtë ata të kërkojnë shkëputjen nga Perandoria (Halifati) Osman dhe pastaj do realizohet premtimi i dhën me ndihmën e tyre…!?

Ishinë të parët shqiptarët që arritën të shkëputen nga perandoria osmane duke ju thënë se; Ju do të bëheni ”Shqipëri e Madhe” dhe erdhi viti 1912 e pas saj kaluan edhe 100 vite pa shqipërinë e madhe, lere se nuk u bë por shqiptarët u copëtuanë në gjashtë shtete të ndarë duke qenë brenda perandorisë osmane kompakt një shtetë i vetëm, dhe ata sot jetojnë të ndarë mes veti.

Me të njëjtën retorik më parë u nxitën edhe serbët në shkëputje duke u premtuar ”Serbi të Madhe” dhe ajo kurrë nuk u realizu (nuk ekziston), përpos fragmentarizmit të tendosur për t’i shkëputur edhe Sanxhaku me Vojvodinën ndoshta edhe Lugina e Preshevës.

Metoda e njëjtë u përdor për shkëputjen e arabëve nga perandoria osmane duke iu premtuar ”Arabia e Bashkuar’’, së pari u tha se ne do tu shpëtojmë nga turqitë më pas është lehtë. Tokatë e premtuara Arabe kurrë nuk u bashkuan por ato u ndanë në 20 shtete tjera, me tendenc për ricopëtim të mëtejm në pjesëza më të vogla se ai i sotëm!

Tani popujtë e botës duhet t’ia parashtrojnë pyetjen vetes; ‘’Ku janë tokat e premtuara’’? Nuk janë! – Pse s’janë?

Kështu ripërsëritet e njëjta histori e përgjumimit të popujve të mashtruar me retorikat diplomatike perëndimore të nxitura mbi ‘’nacionalizëm dhe fetarizëm’’ duke i përplasur mes njëri tjetrit, në fund për asgjë!

Është shumë qesharake kur të njëjtët protagonistë që deri dje mashtruan tërë botën sot arrijnë tu premtojnë edhe kurdëve të njëjtën gënjeshtër mbi ”Kurdistanin e Madh” në tokat e Sirisë dhe të Irakut me skenarin e njëjtë si gjë e mundshme të realizohet derisa ata qëndrojnë pas tyre!?

Historia dëshmon se prej vitit 1912 e këndej u copëtuan tokat e muslimanëve që pastaj të rifilloj shpërngulja massive e shqiptarëve bashkë me çamët, boshnjakët, turqitë e të tjerë drejtë Anadolisë, pastaj me plan të sajuar prej aty drejt në Kaukaz të Azisë së Mesme.

Të këthehemi 100 vite pas së kaluarës në ditët e sotme dhe do të shohim se këtë shtet kurd të parët do të jenë perëndimorët ata që nuk do ta pranojnë atë si shtet e lere më fqinjët e tij si, Turqia, Irani, Iraku dhe Siria!

Shtrohet logjikisht pyetja; Përse BE-ja dhe Amerika të formojnë ”Kurdistanin e Madh” kur shtetet e tëra si Iraku i shkatërruan në fragmente dhe e njëjta gjë po përsëritet me Sirinë, Jemenin, Sudaninë, Palestinën, Koretë, Vietnamin, Bosnjën, Kosovën, Azerbejxhanin, Krimen e shumë shtete të tjerë?

Me të njëjtin dredhi u copëtuan të gjitha këta shtete që pastaj më lehtë të dominohet gjeografia e futur në kaos dhe anarki nga vetë perëndimorët. Atëherë pse duhet të shpresojnë kurdët se do të kenë një vatan të madh kur dihet mirë se si kaluan popujtë e mëparshëm dhe ata të sotëm nga projektplanet e anglo-amerikanëve ku parashihet ‘copëtimi e jo zmadhimi’ i shteteve ekzistuese, ngase më lehtë do ti sundojnë të fragmentarizuar (Divede et Impera – Përçaj dhe Sundo), tentativë që dështoj mbi Turqinë në luftën e Canakkalasë më 1915 dhe tani me 15 gushtin 2016!!

Tentativë kjo që Turqia arriti fuqishëm të zbraps nga rruga e saj qëllimore drejtë cakut 2023, ku arriti të kuptoj lojën djallëzore perëndimore që pastaj të futet furishëm me fushatën ”Mburoja e Eufratit’’ në veri të Irakut dhe të Sirisë, plan ky që mposhti përfundimisht ëndrat për ‘’Israelin e Madh”!!!

E gjithë ky lëmshë gjeopolitk dhe gjeostrategjik është bërë për rivendosjen e pushtetit MonoGlobal ose ‘’Globalizimi i Botës’’ ose ‘Rendi i Ri’’ dhe për këtë akt monopolizues më parë kam potencuar se bëhet fjalë për ngritjen e shtetit ”Israel i Madh” e jo ‘Kurdistani’. i vetmi shtet në rajon i cili tregon gjithnjë tendenc ritjeje kundrejt të tjerëve që tkuren vazhdimisht, është Israeli.

Kështu me dekada të tëra nga forcat e mëdha anglo-amerikane dhe franceze janë mashtruar popujtë e përvuajtur duke u premtuar se një ditë do ti gëzojnë të drejtat e tyre për formim të shteteve të ”Mëdha’’, me të vetmin kushtë së pari të kërkojnë shkëputjet (nga Perandoria Osmane) nga shtetet e tyre ekzistuese?!

Check Also

Një tregim

Një tregim Një njeri në pleqëri i shtiret se në zorët e tija ka gjarpër. …