Home / Feja / Kur shtrihesh në shtrat thuaji këto lutje…

Kur shtrihesh në shtrat thuaji këto lutje…

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur,ulej mbi shtrat, ngrinte shuplakat drejt fytyrës e këndonte suret: “Kulhuvallahu ehad”, “Kul eudhu birabil-felek”, “Kul eudhu birabin-nas”. Më pas prekte çdo pjesë të trupit që kishte mundësi, duke filluar nga koka, fytyra etj. Këtë veprim, e bënte tri herë.

Kur shtrihej në shtrat këndonte Ajetin Kursij, për të cilën thotë: “Po e këndove atë, qëndron me ty një mbrojtës nga ana e Allahut e nuk të afrohet Shejtani deri në mëngjes.” Dhe: “Kush lexon dy ajetet e fundit nga surja “Bekare”, është i ruajtur tërë natën. (Amenerr-rresulu bima unzile ilejhi mirr-rrabihi uel-mu’minune).

Më pas shtonte:

باسمك ربي وضعت جنبي وبك أرفعه فإن أمسكت نفسي فارحمها وإن أرسلتها فاحفظها بما تحفظ به

عبادك الصالحين

Me emrin Tënd, o Zoti im! Po e vë trupin tim në këtë shtrat e me lejen tënde e ngre atë.

(O Allah!) Në qoftë se e ke caktuar që (kjo të jetë nata e fundit që unë jetoje) të marrësh shpirtin tim, të lutem mëshiroje atë; në qoftë se e lejon atë që të rikthehet në jetë, të lutem ruaje atë, siç ruan robtë e tu të mirë!

اللهم إنك خلقت نفسي وأنت توفَّاها لك مماتها ومحياها إن أحييتها فاحفظها، وإن أمتها فاغفر لها. اللهم إني

أسألك العافية

O Allah! Ti e ke krijuar shpirtin tim; po Ti e merr atë; në dorën tënde është vdekja dhe jeta ime; në qoftë se më lejon të jetoj, më ruaj; në qoftë se më bën të vdes, më mëshiro!

O Allah! Unë të kërkoj falje (e më-shirë).

Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) vendoste kokën mbi pëllë-mbën e dorës së djathtë e thoshte:

اللهم قني عذابك يوم تبعث عبادك

O Allah! Më ruaj nga dënimi Yt Ditën, kur do të ringjallësh robtë e Tu.

باسمك اللهم أموت وأحيا

Me emrin (dhe me lejen) e Allahut, jetoj e vdes.

Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thoshte:

SUBHANALL-LLAH! ELHAMDUL-LILAH!, ALLAHU EKBER,

secila nga tridhjetë e tri herë .

اللهم رب السموات السبع، ورب العرش العظيم، ربنا ورب كل شيء، فالق الحب والنوى، ومنزل التوراة

والإنجيل، والفرقان، أعوذ بك من شر كل شيء أنت آخذ بناصيته. اللهم أنت الأول فليس قبلك شيء، وأنت

الآخر فليس بعدك شيء، وأنت الظاهر فليس فوقك شيء، وأنت الباطن فليس دونك شيء اقض عنا الدّين

وأغننا من الفقر

O Allah! Ti je Zoti i shtatë qiejve, Ti je Zoti i Arshit madhështor, Ti je Zoti ynë e Zoti i gjithçkaje, Ti je Krijuesi i embri-onit e i farës, Ti je Zbritësi i Teuratit, i Ungjillit e i Kuranit. Të lutem të më mbrosh nga e keqja e çdo gjëje që është nën pushtetin Tënd.

O Allah! Ti je i Pari e nuk ka asgjë përpara Teje; Ti je i Fundit e nuk ka asgjë pas Teje, Ti je më i Larti e nuk ka asgjë mbi Ty. Ti je pranë njerëzve më shumë se gjithkush e gjithçka.

اللهم عالم الغيب والشهادة فاطر السموات والأض رب كل شيء ومليكه أشهد أن لا إله إلا أنت أعوذ بك

من شر نفسي، ومن شر الشيطان وشركه وأن أقترف على نفسي سوءاً أوأجره إلى مسلم

O Allah, o Ti që di gjithçka të fshehtë e të dukshme, o Rregulluesi i qiejve e i Tokës, o Zot e Mbikëqyrës i gjith-çkaje! Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje e kërkoj mbrojtjen Tënde, që të më ruash nga çdo e keqe që bëj unë e nga ngacmimet e Shejtanit, që e la udhën Tënde, mos më lër të bëj gabime e t’ia atribuoj ato ndonjë myslimani. ‘i shlyen gjynahet përveç Teje.”

Check Also

Stop diskriminimit në kufi – Letër kryeministrit Zaev nga Hoxhë Amel Kurtishi

Letër e hapur drejtuar kryeministrit të Republikës së Maqedonsë     I nderuari z. Zoran …