Home / Headline / Kryeredaktori i “Daily Sabah”: Prapa ndalimit qëndron lobimi i FETO-s

Kryeredaktori i “Daily Sabah”: Prapa ndalimit qëndron lobimi i FETO-s

Kryeredaktori i “Daily Sabah”, Serdar Karagöz në një deklaratë për AA tha se gazeta dërgohet për afërsisht 3 vite tek anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) dhe që deri më tani nuk janë përballur me ndonjë situatë negative. Por sipas tij, ndalimi ka ardhur pas mocionit të deputetëve holandezë, pas lajmeve të publikuara lidhur me Holandën, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se kanë arritur deri tek letra e ankesës së një deputeti holandez, Karagöz theksoi se “Deputeti holandez shprehet se gazeta ‘Daily Sabah’ bën ‘transmetimin e urrejtjes’ dhe si shembull për këtë tregon disa shtetas të Holandës. Faktikisht këta persona janë pjesë e strukturës FETO në Holandë. Ne kemi bërë lajm lidhur me strukturën FETO-s dhe deputeti u shqetësua nga kjo. Kështu që kur ne analizojmë deputetin, shohim se është në mënyrë të vazhdueshme në marrëdhënie me strukturën FETO-s në shtetin e tij, dhe se i përdor thëniet e tyre kundër Turqisë. Ai merret edhe me mbrojtjen e disa anëtarëve të FETO-s që ndodhen në burg, njihet puna e tij e bërë në këtë aspekt. Prandaj, shohim se prapa vendimit për ndalimin e shpërndarjes së gazetës ‘Daily Sabah’ në Parlamentin Evropian (PE) qëndron lobimi I FETO-s. Shohim ndikimin e disa politikanëve që FETO ka ndikuar dhe i ka blerë. Ky është një vendim i turpshëm edhe në aspektin e presidentit të PE-së.”Duke theksuar se një prej qendrave të FETO-s në Evropë është edhe Brukseli, ku ndodhet PE-ja, Karagöz nënvizoi se FETO po bën propagandë kundër Turqisë tek të gjithë parlamentarët e PE-së.

“Përsëri po ballafaqohemi me lobimin e FETO-s”

Ai ka theksuar se është shumë vështirë që në mesin e tyre të gjenden deputetët që e shikojnë Turqinë me simpati dhe thonë “T’i zhvillojmë marrëdhëniet tona me Turqinë”. Karagöz shtoi se “Sepse ata vazhdimisht po mbesin të ekspozuar nga një dezinformatë. Ne për këtë arsye kemi dëshiruar dhe u kemi dërguar që parlamentarët ta lexojnë këtë gazetë. Vazhdimisht janë brenda disa veprimeve kundër Turqisë, ne u kemi dërguar gazetën që ata ‘së paku të lexojnë se çfarë po ndodh në Turqi prej një mediumi të drejtë’. Por këtu përsëri jemi ballafaquar me lobimin e FETO-s.”

Duke theksuar se me këtë u pa që nuk ka sinqeritet në çështjet si të drejtat e njeriut, të lirive si liria e fjalës, e shtypit dhe e tubimit, Karagöz tha se “Pas kësaj ngjarjeje shohim që ato që quhen si ‘Vlera Evropiane’ janë hedhur në mbeturinë”.

Check Also

Familja – Përgjegjësia e kryefamiljarit – I

Përgatitja për një shtëpi te shëndoshë – Familja – Përgjegjësia e kryefamiljarit – I Këshilla …