Home / Bota / Kryemuxhahidini iranian Raxhavi në një letër dërguar Gorbaçovit: Kemi vrarë 10 000 njerëz në Iran

Kryemuxhahidini iranian Raxhavi në një letër dërguar Gorbaçovit: Kemi vrarë 10 000 njerëz në Iran

Nga mesi i dokumenteve të Partisë Komuniste në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik që janë publikuar më vonë, janë zbuluar edhe disa letra dërguar nga Masud Raxhavi për Mikhail Gorbachev, ish-liderin e Partisë Komuniste të ish-BRSS. Këto letra janë dërguar nëpërmjet ambasadës së ish-BRSS në Bullgari për Mikhail Gorbachev. Kopje të këtyre letrave tani ekzistojnë në Universitetin Stanford.

Marrë nga arkiva e Partisë Komuniste të Rusisë.

Tre letra të Masud Raxhavi me numër të dosjes 24/15/89 janë dërguar në arkivin e Partisë Komuniste të ish-BRSS. Letrat që i përkasin vitit 1985 dërguar në ish-BRSS dhe në Partinë Komuniste të Rusisë, i përkasin periudhës 4 vjet pas ikjes së Masud Raxhavi në Francë. Në këto letra të cilat në fund posedojnë nënshkrimin e Masud Raxhavi dhe të Farhad Elfat (përfaqësuesit të Muxhahedinëve), është kërkuar një ndihmë 300 milionë dollarë nga ish-BRSS dhe dhënia e azilit politik për anëtarët e ikur të Organizatës Muxhahedine Khalk nga Irani në Rusi.

Letrën me anë të të cilës Organizata Muxhahedine Khalk kërkon kredi nga BRSS, është publikuar në numrin 9 të revistës “Rahnema”. Tani këtu po sjellim një pjesë të letrës së Masud Raxhavi dërguar për Mikhail Gorbachev në të cilën në mënyrë zyrtare pohohen veprimet terroriste dhe vrasjen e qytetarëve iranianë.

Teksti i letrës:

Në emër të Zotit

Në emër të miqësisë dhe të luftës kundër imperializmit dhe kundër kolonializmit të popujve të Iranit dhe të Bashkimit Sovjetik

Lideri i vendit të madh fqinjit tonë, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik,

Shoku i nderuar, Mikhail Sergeyevich Gorbachev,

Me rastin e fillimit të Vitit të Ri dhe në prag të organizimit të Kongresit të 27-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, po u dërgoj përshëndetjet më të ngrohta dhe më të sinqerta dhe ju lutem pranoni urimet e Rezistencës Revolucionare të të gjithë popullit të Iranit dhe të Organizatës Muxhahedine Khalke Iran!

Ashtu siç keni thënë në mesazhin televiziv – i cili u transmetua më 1 tetor në Francë – bilanci i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në administrimin dhe zhvillimin e vendit tuaj gjatë viteve të kaluara ka qenë shumë i shkëlqyer. Ky progres ka shkuar deri në atë masë saqë ju tani në vendin tuaj keni mbi 1 milionë mjekë, 6 milionë inxhinierë, 1.5 milionë shkencëtarë dhe qiraja e shtëpisë mesatarisht merr vetëm 3% të të ardhurave të familjes në vendin tuaj. Nga ana tjetër në 20 vitet e kaluar të ardhurat reale të çdo individi janë dhjetëfishuar, mirëpo çmimi i produkteve të ndryshme në Bashkimin Sovjetik nuk është rritur dhe që nga 50 vite më parë, ju nuk po përballeni me fenomenin e quajtur papunësi. Sistemi i arsimimit dhe edukimit dhe sigurimi social është falas në dispozicion të popullit, ndërkohë që Federata juaj përbëhet nga më shumë se 100 kombësi…

Megjithëkëtë ju shtuat se keni paraparë një program për 15 vitet e ardhshme gjatë të cilave duhet të punohet në po atë masë sa është punuar në 20 vitet e kaluara në Bashkimin Sovjetik.

… Politika e juaj e deklaruar në mbrojtje të paqes së qëndrueshme botërore dhe kundërshtimi i prerë i juaj me konkurrencën e armatimit dhe iniciativat tuaja në fushën e çarmatimit me qëllim të qëndrueshmërisë së njerëzimit dhe përballjes me politikat tensionuese të imperializmit, janë shumë të drejta dhe për tu lavdëruar.

Një bilanc i tillë i çmuar tregon qartë se sukseset e Kongresit të 27-të të Partisë Komuniste të BRSS, me padyshim se do të luajnë rol të madh në forcimin e themeleve të paqes dhe të socializmit dhe në hartimin e programeve për progres dhe zhvillim ekonomik dhe shoqëror të vendit tuaj dhe do të rezultojë me ngritjen sa më lartë të nivelit të jetës së punëtorëve dhe të të gjithë popujve të Bashkimit Sovjetik.

Gjithashtu është e natyrshme që vëmendja e të gjithë popujve të përvuajtur nën dhunën dhe lëvizjet çlirimtare dhe vëmendjet e të gjithë popujve dhe të forcave përkrahëse të paqes në botën e sotme, në kuadër të interesave të përbashkëta paqësore dhe anti-imperialiste, janë drejtuar drejt këtij Kongresi. Prandaj edhe Organizata Muxhahedine Khalke Iran vëmendjen e ka përqendruar drejt këtij Kongresi sepse kjo organizatë e cila drejton rezistencën e të gjithë popullit të Iranit për paqe dhe liri dhe tani njëkohësisht me ngritjen e rezistencës popullore brenda në Iran, është bërë objektiv i sulmeve më të ashpra të autoriteteve zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (disa dokumente në lidhje me këtë çështje i janë bashkangjitur letrës), prandaj në këtë mënyrë nëpërmjet juve, kërkohet solidariteti dhe bashkimi i Partisë Komuniste dhe i Popujve të Mëdhenj të Bashkimit Sovjeti me popullin dhe rezistencën e Iranit.

Në muajin tetor të kaluar me të drejtë jeni shprehur të çuditur me sjelljen e palogjikshme të qeverisë (së Iranit) dhe me faktin se sa vështirë është të bisedohet me këtë qeveri.

Në emër të rezistencës së përgjithshme dhe në emër të revolucionit të ri të popullit të Iranit kundër pushtetit reaksionar anti-historik dhe të palogjikshëm… i cili përfaqëson prirjet e diktaturave fetare të para kapitalizmit.

Një regjim i cili është zhytur në kriza të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe politike, padyshim që është i gjykuar të shkatërrohet. Autoritetet e regjimit pohojnë se që nga koha kur morën pushtetin klerikët, kapaciteti i prodhimit të vendit është reduktuar me 83% dhe të ardhurat kombëtare janë reduktuar me 25%, ndërsa çmimi i artikujve themelorë është shtuar me dhjetë ose 15 fish më tepër.

Dhjetë milionë njerëz janë pastrehë. 25% e tokave më të mira për bujqësi janë shndërruar në toka jo pjellore dhe tokat me aftësi kultivuese janë reduktuar me 60%. Importi i vendit vitin e kaluar ka kaluar shifrën 20 miliardë dollarë dhe kjo shumë e gjitha është siguruar nga të ardhurat e naftës që përbëjnë mbi 90% të buxhetit shtetëror. Aktualisht në Iran 6 milionë njerëz janë të papunë, 3 milionë njërës janë refugjatë të luftës dhe ekzistojnë mbi 1.7 milionë njerëz narkomanë. Nuk ekzistojnë fare reformat ekonomike dhe sociale dhe regjimi me të gjitha forcat po insiston në vazhdimin e dy luftërave kundërpopullore :

Lufta e jashtme me Irakun, e cila deri më tani ka shkaktuar mbi një milion persona të vrarë dhe të plagosur në anën e Iranit dhe ka shkatërruar tërësisht 50 qytete të Iranit dhe zhvillimin e ekonomik të Iranit e ka çuar mbrapa të paktën për 20 vjet. Tani ka disa vite që vetëm Khomejni kërkon vazhdimin e luftës në mënyrë që kjo të jetë një mbulesë për një luftë më të rëndësishme strategjike e cila është pikërisht lufta e brendshme kundër popullit dhe rezistencës së Iranit. Ne në fillim nuk kemi mohuar përgjegjësinë e palës irakiane në fillimin e kësaj lufte dhe e kimi dënuar atë në mënyrën më të ashpër.
Lufta e brendshme kundër popullit dhe rezistencës së Iranit. Mbi 50 mijë persona të ekzekutuar dhe mbi 140 mijë persona të burgosur politikë (Kësaj letre i është bashkangjitur edhe lista me emra dhe të dhëna të disa martirëve) është bilanci i luftës të cilën po e zhvillon regjimi me dy të tretat e forcave të tij shtypëse sepse misioni historik i këtij regjimi është djegia e revolucionit të madh demokratik anti-imperialist të vitit 1979 të Iranit. Kjo është në kohën kur vetëm një e treta e forcave të këtij regjimi janë aktivizuar në luftën e jashtme me Irakun.

… Në anën tjetër, regjimi me vrasjen e mbi 10 mijë personave që konsideroheshin faktorët më të rëndësishëm shtypës të tij në përballje me forcat e rezistencës, në realitet ka humbur stabilitetin dhe të ardhmen e vetë dhe gjithashtu është vërtetuar se në asnjë mënyrë nuk është i aftë për ta zhdukur organizatën tonë popullore, të përgjithshme dhe të armatosur dhe rezistenca po shkon drejt ngritjes dhe ne, këtë rezistencë e kemi prezantuar si alternativë demokratike anti-iperialiste dhe e kemi emëruar Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Në këtë situatë janë shtuar shumë kundërshtimet brenda regjimit dhe po diskutohet çështja e zëvendësit të Khomejnit. Duke marrë parasysh shkaqet e shumta historike, ekonomike dhe shoqërore, si dhe balancimin e forcave mes rezistencës popullore dhe regjimit, jemi të sigurt se ky regjim nuk pranon as reforma dhe nuk ka as ndonjë alternativë tjetër brenda tij. (Për demonstrimin e kundërshtimeve brenda regjimit kësaj letre i kemi bashkangjitur edhe letrën e disa deputetëve të Kuvendit të Khomejnit dërguar presidentit të këtij regjimi)

Imperialistët – sidomos qarqet super-reaksionare dhe luftënxitëse të tyre – kanë përfituar në masë të madhe nga politikat luftënxitëse të regjimit dhe nga terrorizmi eksportues i tij në Lindjen e Mesme. Politikat e Khomejnit (të cilat burojnë nga natyra para kapitaliste e regjimit të tij) pavarësisht ngjyrës së ashtuquajtur anti-imperialiste të tyre, praktikisht kanë forcuar krahët më djathtistë imperialistë dhe sionistë dhe faktorët sulmues të tyre dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i kanë shërbyer qëllimeve hegjemoniste të tyre.

Politika e shitjes së naftës me çmim të lirë gjithashtu është bërë shkak për plaçkitjen sa më të madhe të resurseve të naftës së popujve nën hegjemoninë e tyre…

Nuk ishte edhe e paarsyeshme që Lenini zbulonte politikat luftënxitëse të klasave reaksionare kundër imperializmit (për shkak të mungesës së përmbajtjes progresiste të tyre) dhe ndalonte çfarëdo mbështetje ndaj kësaj lufte. Në të kundërtën nuk është për tu çuditurse imperialistët nga frika e vendosjes së një alternative revolucionare demokratike, në mënyra të ndryshme po ndihmojnë vazhdimin e pushtetit të Khomejnit dhe njëkohësisht po ushtrojnë presion dhe po sulmojnë Muxhahedinët.

Megjithëkëtë si rezultat i zbulimeve të skandaleve të regjimit nga ana e rezistencës në nivel botëror, faktorët ndërkombëtarë e kuptuan se ky regjim nuk posedon kurrfarë legjitimiteti dhe stabiliteti dhe nuk ka kurrfarë të ardhme të qartë, prandaj në mënyra të ndryshme po bëjnë përpjekje të paraqesin një alternativë boshe nga jashtë dhe brenda regjimit për tu përball me ne (kjo politikë ndiqet edhe duke forcuar mbetjet e regjimit mbretëror dhe duke investuar në qarqe të varura liberale brenda regjimit).

Edhe pse e dinë shumë qartë dhe në bazë të shumë dëshmive konkrete janë të sigurt se legjitimiteti shoqëror, pozita popullore dhe organizata ushtarake dhe politike e alternativës që kemi paraqitur ne në nivel të brendshëm dhe ndërkombëtar, është e vërtetuar plotësisht dhe është e pakonkurrentë dhe në asnjë mënyrë kjo alternativë nuk mund të anashkalohet as sot dhe as në të ardhmen.

Organizata Muxhahedine Khalk ka themeluar Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit si zëvendësues demokratik revolucionar për diktaturën reaksionare dhe mesjetare dhe po e prezanton atë në nivel të gjerë brenda Iranit dhe në arenën ndërkombëtar. Mbështetja popullore dhe sukseset politike dhe ushtarake të kësaj rezistence brenda Iranit, përveç planit të paqes së këtij Këshilli në lidhje me luftën e Iranit dhe Irakut dhe propagandës tonë zbuluese kundër regjimit të Khomejnit, i kanë dhënë peshë dhe kredibilitet aq të madh kësaj alternative demokratike revolucionare saqë deri më tani rreth 17000 parti, organizata politike, sindikata, sindikata të punëtorëve, sindikata zejtarësh, organizata universitare, fetare dhe personalitete të ndryshme politike, parlamentare, shkencore, shoqërore dhe kulturore me anë të deklaratave, kanë njohur zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit si përfaqësues të rezistencës popullore të Iranit dhe si zëvendësues demokratik për regjimin e Khomejnit (Disa dokumente për këtë çështje i kemi bashkangjitur kësaj letre).

Në këtë mes, mbi 2000 qëndrime të tilla të deklaruara në lidhje me këtë çështjeje që disa prej tyre i përkasin qarqeve ndërkombëtare si Parlamentit të Evropës dhe Këshillit të Evropës, janë përqendruar në mbështetjen ndaj planit të paqes së Këshillit Kombëtar të Rezistencës në lidhje me luftën e Iranit dhe Irakut.

Këtë plan e ka pranuar edhe qeveria e Irakut gjatë takimit të zv/kryeministrit të Irakut që ka zhvilluar me mua në Paris ku kemi lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët (janar 83) duke e konsideruar këtë plan si bazë të pranueshëm për fillimin e negociatave për paqe (mars 1983).

Me këtë rast duke ofruar dokumentet përkatëse (të bashkangjitura me letrën), kërkojmë shqyrtimin e këtij plani të paqes dhe mbështetjen e tij nga Kongresi i 27 i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Është e natyrshme që një mbështetje e tillë do të jetë jashtëzakonisht e çmuar dhe një veprim historik dhe i pa harruar në historinë e miqësisë mes Popujve të Bashkimit Sovjetik me popullin e Iranit dhe gjithashtu me popullin e Irakut dhe me të gjithë popujt arabë.

Sipas programit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës dhe qeverisë së përkohshëm të Republikës Demokratike Islamike të Iranit, ne, se bashku me të gjitha shtresat e popullit të Iranit, po luftojmë për “paqe dhe liri” dhe për “të ndërprerë të gjitha marrëdhëniet robëruese imperialiste” në kuadër të një revolucioni të ri “demokratik dhe anti-imperialist” që perspektiva e të ardhmes së tij përcaktohet në bazë të “prirjeve dhe rritjes së anti-kolonializmit” duke u mbështetur në “punëtorët dhe bujqit e privuar të Iranit”. Ne kërkojmë një Iran “demokratik” dhe të “painkuadruar” dhe larg nga “paktet politike dhe ushtarake kolonialiste” (kësaj letre u kemi bashkangjitur edhe programin dhe vendimet e Këshillit Kombëtar të Rezistencës dhe të qeverisë së përkohshme).

Më datë 24 të janarit të kaluar, Richard Morphy, zv/sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë një qëndrimi të tij zyrtar të deklaruar në Kongres, Organizatën Muxhahedine Khalk e ka quajtur një organizatë “anti-demokratike”, “anti-amerikane”, “kolektiviste” dhe terroriste e cila ka kundërshtuar mbretin Pahlavi Muhamed Reza dhe sidomos ka luftuar kundër marrëdhënieve të mbretit me imperializmin amerikan… dhe në vitet 1970-ta kjo organizatë ka qenë në vijat e para të luftës kundër mbretit dhe konsiderohej forca kryesore luftarake terroriste anti-amerikane dhe anti-perëndimore”.

… Dhe ne natyrisht se jemi munduar të shpjegojmë qëndrimet tona të drejta të kaluara dhe të sotme – pa kurrfarë keqkuptimi dhe devijimi të të vërtetave – për të gjithë botën dhe për të gjithë popujt dhe qeveritë dhe përsëri do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të mos njolloset legjitimiteti i një populli në pranga të zinxhirit përball diktaturës terroriste të mbretit dhe të Khomejnit dhe të njihet zyrtarisht sa më shumë në arenën ndërkombëtare. Politika e jonë revolucionare në këtë fushë nuk është e bazuar as mbi “provokimin” e kontradiktave që në balancimin e forcave aktuale është tërësisht në favor të regjimit, por është e bazuar mbi ndaljen dhe neutralizimin e tensioneve që para se gjithash i mirëpret vetëm armiku kryesor aktual që është kundër popullit dhe vendit tonë si një diktaturë shkatërruese dhe anti-njerëzore.

… Është e qartë se regjimi e shfrytëzon nxitjen e çfarëdo lloj kundërshtimi ndërkombëtar ndaj neve në favor të tij dhe për të zgjatur jetën e vet në mënyrë që të nxjerrë veten nga izolimi ndërkombëtar dhe në të kundërtën të na izolojë neve. Në këtë mënyrë, Khomejni do të mund të shtojë politikat shtypëse të shfrenuara brenda në vend.

Prandaj, njëkohësisht përveçse i qëndrojmë besnikë parimeve anti-despotike, do të mundohemi të vazhdojmë luftën tonë anti-kolonialiste dhe anti-imperialiste.

Do të mundohemi që ashtu sikur Lenini, themeluesi i madh i Bashkimit Sovjetik dhe i Partisë tuaj, të shfrytëzojmë me precizitet çdo lloj ndarje mes armiqve sado të vogla që të jenë ato dhe çdo kundërshtim të interesave në çfarëdo mase dhe mundësi që të jetë, në mënyrë që revolucioni i ri i popullit të Iranit të arrijë sukseset e veta.

Për të ngadhënjyer mbi armiqtë, ne ndjekim strategjinë e kryengritjes së armatosur popullore dhe të organizuar, prandaj aktualisht jemi në periudhën e përgatitjes së kryengritjes dhe fuqimisht besojmë se në vitet e kaluara kemi kaluar pjesën më të madhe të kësaj rruge.

Qëllimi në faza i strategjisë tonë në periudhën aktuale është zgjerimi sasior dhe cilësor i bërthamave të rezistencës së përgjithshme për të krijuara korridore depërtuese në murin ngulfatës të Khomejnit. Me anë të kësaj strategjie përgatitet rruga e frymëmarrjes së shtresave të popullit dhe hap pas hapi afrohemi pranë zgjidhjes së ekuacionit të lidhjeve komanduese dhe centralizuese të forcës.

Korridoret depërtuese të lartpërmendura në rrugën e rritjes së tyre shndërrohen në rrugë të gjera dhe lajmërojnë thyerjen e ngulfatjes diktatoriale të sistemit policor të regjimit dhe së shpejti do të hapin portat e lirisë. Pikërisht përkundër lëvizjeve guerile qytetare, ne kemi shfrytëzuar qëndrimin e një alternative të përgjithshme dhe të rezistencës gjithëpërfshirëse popullore dhe gjatë dy viteve të kaluara kemi realizuar mbi 10 programe të deklaruara më parë në mënyrë gjithëpërfshirëse gjatë të cilave bërthamat e rezistencës dhe njësitë ushtarake dhe politike njëkohësisht kanë dalë në skenë dhe kanë demonstruar forcën e Organizatës Muxhahedine Khalk. (Disa dokumente në lidhje me këtë i janë bashkangjitur letrës)

Programi i fundit në këtë drejtim është zhvilluar përgjatë dy javëve për të bojkotuar zgjedhjet formale presidenciale i cili përgjatë dy javëve ka lëkundur themelet e regjimit. Ndikimi i këtij programi ishte deri në atë masë saqë funksionarët e shkallës së parë të këtij regjimi kanë deklaruar qëndrime zyrtare të ashpra dhe duke pohuar forcën e Muxhahedinëve, vazhdimisht jepnin paralajmërime dhe të gjitha forcat shtypëse të regjimit u futën në gjendje gatishmërie. Në fund të këtij programi, Rej Shehri, ministri i inteligjencës së regjimit të Khomejnit, për të forcuar moralin e forcave mercenare të regjimit, u detyrua të dalë në skenë dhe në shtatorin e kaluar gjatë një konference për shtyp të publikuar edhe në gazetat e regjimit (të datës 7 sharivar 1364), pohoj organizimin e “653 operacioneve terroriste dhe sulmeve ndaj qendrave të ndjeshme dhe jetike… të cilat janë neutralizuar para se të realizohen” dhe pohoj gjithashtu “arrestimin e 352 bërthamave të rezistencës, 29 ekipeve militante, zbulimin dhe konfiskimin e mbi 1500 bombave koktej dhe të 20 raketave dhe predhave dhe të mbi 1200 armëve të ndryshme dhe të 260 kg TNT”.

Bilanci i vërtetë i operacioneve të Muxhahedinëve nga shtatori i vitit 1984 deri në shtatorin e vitit 1985 për të cilat janë publikuar dokumente në detaje, është si në vijim: “

320 operacione të suksesshme në Teheran, në qytete të tjera dhe në Kurdistan,

1500 persona të vrarë dhe të plagosur nga mercenarët e regjimit,

Shkatërrimi ose dëmtimi serioz i 1440 qendrave shtypëse dhe torturuese ose të qendrave propagandistike dhe administrative të armikut,

Shpërthimi i 250 bombave të fuqishme propagandistike në ditën e zgjedhjeve formale presidenciale,

Publikimi dhe shpërndarje e hapur e mbi 4 milionë parullave dhe komunikatave,

Depërtimi, propagandimi dhe sabotimi dhe kryerja e operacione anti-luftë në 200 qendra ushtarake dhe policore,

Shpërndarja e 600 komunikatave informative në baza ushtarake,

Nxjerrja jashtë funksioni të 20 avionëve luftarakë Fantum dhe të 540 automjeteve ushtarake të tjera në kuadër të rezistencës kundër luftënxitjes kundër atdheut të Khomejnit.

… Gjatë kësaj periudhe forcat e rezistencës janë shtuar me 400 % dhe në të kundërtën regjimi ka ekzekutuar me vrasje 5000 persona. Gjatë realizimit të programeve të lartpërmendura të cilat padyshim se rezultojnë me thyerjen e politikave shtypëse dhe përgatitjen e përqendrimit të forcës dhe kryengritjes së popullit, ne vazhdimisht punojmë në mbledhjen e forcave të reja, në organizimin e njësive të reja, në propagandimin politik dhe shoqëror, në zbatimin e manovrave të ndryshme për arritjen e gatishmërisë ushtarake dhe mbledhim ndihma materiale nga shtresat e popullit.

Organet e propagandës tonë të përhershme përveç publikimeve dhe shpërndarjes së informacioneve të domosdoshme, janë gazeta javore “Muxhahed” dhe radio “Zëri i Muxhahedit” i cili duke mbuluar të gjitha rajonet e Iranit, për çdo ditë transmeton 16 orë programe të ndryshme dhe gjithashtu plotëson nevojat arsimore dhe trajnuese të forcave shoqërore të Organizatës Muxhahedine Khalk.

Pjesëtarët e Organizatës Muxhahedin Khalk kanë prani ushtarake aktive të konsiderueshme në vendet malore të Kurdistanit të Iranit që konsiderohen linja tona luftarake brenda qyteteve. Në tetorin e kaluar disa njësi të forcave të Organizatës Muxhahedine Khalk në rajonin e Kudistanit të cilat numëronin mbi 2000 pjesëtarë, kanë kryer manovra ushtarake në zonat kufitare. (Këtu po ofrojmë disa pamje dhe një film disa minutash të këtyre manovrave)

Vërehet se lufta jonë është një luftë e drejtë dhe popullore në të gjithë Iranin e cila ka dhuruar mbi 90% të të gjithë dëshmorëve dhe të burgosurve të popullit dhe për këtë arsye Organizata Muxhahedine Khalk e Iranit gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm në mesin e shtresave të popullit të Iranit.

Lufta jonë është një luftë gjithë popullore e cila përfshinë të gjitha shtresat dhe klasat e popullit të Iranit, duke filluar nga punëtori dhe fshatari e deri tek profesori, studenti, nëpunësi, tregtari dhe klerikëte rinj, personeli civil i ushtrisë, grat amvise dhe nxënësit e shkollave të mesme. Secili nga këta pjesëtarë të shoqërisë iraniane kanë zënë faqe të gjëra në listën e dëshmorëve të rezistencës…

Duke marrë parasysh faktin se në nivel ndërkombëtar gjithashtu, shumica popujve dhe e shteteve kanë dëshmuar mungesën e legjitimitetit të këtij regjimi si rezoluta e fundit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në lidhje me krimet kundër njerëzimit të regjimit në Iran, që për fat të mirë ka marrë edhe votën pozitive të Bashkimit Sovjetik në komisionin e tretë të AP…

Duke marrë parasysh faktin se ky regjim në asnjë mënyrë nuk pranon reformim dhe nuk ka kurrfarë alternative në brendësinë e tij…

Dhe gjithashtu duke marrë parasysh faktin se kthimi në regjimin mbretëror të mëparshëm, absolutisht është i pamundur, atëherë alternativa e regjimit (duhet të posedojë këto karakteristika si në vijim):

Së pari, duhet të jetë nga brendësia e forcave të revolucionit kundër mbretëror të Iranit,

Së dyti, duhet të jetë nga jashtë regjimit të Khomejnit,

Së treti, duhet të posedojë legjitimitetin e luftës kundër të dy diktaturave, të mbretit dhe të Khomejnit,

Së katërti, duhet të jetë i pajisur me armë dhe me organizim efikas ushtarak dhe politik,

Së pesti, duhet të ketë bazë të gjerë shoqërore,

Së gjashti, duhet të ketë program të qartë politik dhe program të qartë për zhvillim ekonomik dhe duhet të ketë forcën e duhur për garantimin e paqes (në luftën e jashtme me Irakun) dhe për garantimin e të drejtave të minoriteteve kombëtare dhe fetare. (Ju lutem shikoni planet e Këshillit Kombëtar të Rezistencës rreth autonomisë së Kurdistanit të Iranit dhe rreth lidhjes së qeverisë së përkohshme me fenë që i kemi bashkangjitur kësaj letre).

Së shtati, duke marrë parasysh kulturën e veçantë të shoqërisë së Iranit dhe duke marrë parasysh abuzimin e gjerë të regjimit me ombrellën e Islamit, alternativa e këtij regjimi duhet të jetë e respektueshme për të gjithë myslimanët në përgjithësi dhe duhet të ketë karakteristika islame. Mirëpo saktësisht përkundër Khomejnit, duhet të jetë një islam progresist dhe popullor i cili thërret paqen dhe miqësinë dhe nuk ndërhyn në çështjet e të tjerëve.

Vërehet se këto shtatë kritere të lartpërmendura të cilat nuk janë caktuar në mënyrë të rastësishme, por saktësisht në bazë të sistemeve ligjore të besueshme historike dhe shoqërore dhe pasqyrojnë karakteristikat e veçanta të eksperiencës së Iranit, në të vërtetë paraqesin potencialet dhe imazhin e veçantë historik të Organizatës Muxhahedine Khalk të Iranit dhe alternativën e kësaj organizate.

Diktatura fetare dhe mesjetare e regjimit para kapitalist që mbështetët vetëm në luftën shtypëse dhe në të ardhurat e naftës, ashtu si diktatura e mbretit, është e gjykuar të përmbyset. Në këtë mënyrë me siguri të madhe mund të thuhet se në Kongresin e ardhshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (Kongresin e 28-të në korrik 1990), nuk do të kemi asnjë gjurmë të këtij regjimi në Iran.

Ne kemi besim në fitoren e rezistencës së drejtë të popullit të Iranit përball regjimit ashtu sikur fitorja juaj përball fashizmit të Hitlerit dhe përball diktaturës së Carit.

Edhe pse populli ynë aktualisht po kalon ditë shumë të vështira dhe të zeza – të cilat përbëjnë periudhën më të zezë përgjatë gjithë historisë së tij -, më lejoni të ju shpreh edhe njëherë përshëndetjet dhe urimet tona me rastin e Viti të Ri dhe me rastin e organizimit të Kongresit të 27-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe duke ju uruar suksese dhe shëndet juve dhe duke uruar lumturi dhe mirëqenie për popullin e Bashkimit Sovjetik, edhe një herë po theksoj rëndësinë dhe nevojën e solidaritetit dhe bashkimit e të paharrueshëm tuajin dhe të Partisë dhe vendit tuaj të madh me Rezistencën e Popullit të Iranit.

Me besim në fitoren e rezistencës së madhe të popullit të Iranit për paqe dhe liri dhe duke theksuar mbi miqësinë dhe solidaritetin e Popujve Sovjetik dhe Iranit.

26 dhjetor 1985

Masud Raxhavi

Burimi: PT

Check Also

4 KRIJESA TË XHENETIT NE TOKË

Janë katër krijesa të Xhenetit që aktualisht ndodhen në Tokë dhe janë të prekshme prej …