Home / Feja / Kriza më e madhe humanitare: 16 milionë njerëz mund të vdesin nga uria

Kriza më e madhe humanitare: 16 milionë njerëz mund të vdesin nga uria




Kriza më e madhe botërore humanitare në 70 vjetët e fundit mund të sjellë vdekjen e 16 milionë njerëzve nga uria në disa nga muajt e ardhshëm, ndërsa nëse Kongresi amerikan voton heqjen e buxhetit humanitar, pasojat do të jenë dukshëm më të mëdha, paralajmërojnë ekspertët.

Kriza humanitare është shpallur në Nigeri, Somali dhe Sudanin Jugor njëkohësisht me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump që SHBA-të të tërhiqen nga pozita e donatorit më të madh të ndihmës humanitare në botë.

Nëse Kongresi miraton zvogëlimin e buxhetit humanitar dhe SHBA-të nuk kontribuojnë në krizën aktuale në Afrikë, ekspertët paralajmërojnë se uria, e shkaktuar nga thatësira dhe përleshjet e armatosura, mund të sjellin pasoja serioze. Të paktën 4,4 miliardë dollarë janë të domosdoshme deri në fund të marsit, për t’iu shmangur katastrofës humanitare në Nigeri, Somali, Sudanin Jugor dhe Jemen, njoftuan Kombet e Bashkuara, sipas të cilave deri më tash janë pranuar vetëm 10 për qind e parave të nevojshme.

ads8



Check Also

Princi Muhamed Bin Selman ftohet nga Izraeli për një vizitë historike

Ministri izraelit i Shërbimeve Sekrete pohoi sot se qeveria izraelite i ka bërë ftesë princit …