Home / Kultura / Kosovë – “Home” i regjisores More Raça në Festivalin e Filmit në Florida

Kosovë – “Home” i regjisores More Raça në Festivalin e Filmit në Florida

Filmi “Home”, i regjisores More Raça, do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Florida të SHBA-së, më 21-30 prill, festivali kualifikues për çmimin Oscar.

“Home” është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie mes të vëllait dhe motrës, në mes të së drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Në këtë film luajnë Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça dhe Gani Morina. Ai është prodhim i shtëpisë filmike “Arena” dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Home” premierën botërore e dha në edicionin e 24-t të “Raindance Film Festival”. Rreth filmit shkroi një analizë edhe portali “The Critical Critic” duke e cilësuar atë si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë, gjë që kritikët e vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika.

Në evenimentin “Idyllwild International Festival of Cinema”, mbajtur në janar 2017 në Kaliforni, ai u nderua me çmimin “Best Featurette”.

Check Also

ILAÇI PËR ZEMRËN E NGURTË

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Vërtetë për zemrën e ngurtë ka ilaç …