Home / Bota / Këshilltari i Putinit: Kontrata me Turqinë për raketat S-400 është gati për zbatim

Këshilltari i Putinit: Kontrata me Turqinë për raketat S-400 është gati për zbatim

Vladimir Kojin, këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, përgjegjës për bashkëpunimin tekniko-ushtarak, ka njoftuar se kontrata mes Rusisë dhe Turqisë për sistemin raketor S-400 është nënshkruar dhe së shpejti do të nisë zbatimi i saj.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Kojin, ka bërë një deklaratë në lidhje me dorëzimin Turqisë sistemin S-400, një çështje që vazhdon të negociohet prej muajsh midis dy vendeve.

“Kontrata është nënshkruar, vazhdojnë përgatitjet për zbatimin e saj. Siç e dini S-400 është një prej sistemeve më komplekse që përfshin një sërë pajisjesh e mjetesh teknike”, është shprehur Kojin.

“Mund t’ju garantoj se të gjitha vendimet e marra në lidhje me kontratën janë absolutisht në përshtatje me interesat tona strategjike. Kështu që i kuptojmë arsyet e përpjekjeve që bëjnë disa vende Perëndimore për të ushtruar presion ndaj Turqisë”, shtoi këshilltari i Putinit për bashkëpunimin ushtarak.

Ndër të tjera Kojin ka thënë se raketat S-400 sot vlerësohen si një nga sistemet më të zhvilluara në fushën e mbrojtjes kundërajrore dhe shumë vende ‘presin në radhë’ në kuptimin e vërtetë të fjalës për të blerë nga këto raketa; konkretisht një interes të madh ndaj raketave S-400 po tregojnë disa vende të Azisë jugperëndimore dhe Lindjes së Mesme.

“Vetëm se S-400 është një sistem shumë i shtrenjtë. Pra nuk është një sistem që mund të blihet nga cilido. Përveç kësaj kontratat (porositë) e deritanishme e kanë plotësuar kapacitetin prodhues të kompanive që i prodhojnë këto sisteme mbrojtëse”, përfundoi Kojin./ trt

Check Also

A lejohet që muslimanët të kenë për shokë jomuslimanët?

Fjalët, si emrat po ashtu edhe foljet, që rrjedhin nga rrënja ue-le-je janë të gjithëpranishme …