Home / Troje Shqiptare / Kosova / Këshilltari i Erdoganit pranon se PDIU mbështetet nga Turqia

Këshilltari i Erdoganit pranon se PDIU mbështetet nga Turqia

Këshilltari i presidentit të Turqisë, Regjep Taip Erdogan, Sabri Demiri gjatë një interviste për “Telegraf” ka pranuar që PDIU-ja e Shpëtim Idrizit mbështetet nga Turqia.

“Demiri ka theksuar se komuniteti çam është një komunitet me rëndësi për Erdoganin dhe se janë 200 mijë prej tyre që jetojnë në këtë shtet. Sipas tij, ata janë të inkuadruar në të gjitha sferat e shtetit turk.

“Kemi raporte të shkëlqyera edhe me Partinë për Demokraci, Integrim dhe Unitet (PDIU) në Shqipëri, dhe drejtuesin e këtij subjekti, Shpëtim Idrizi. Besojmë se ky subjekt i mbron interesat e këtij komuniteti, në përpjekjet për ta zbardhur të vërtetën historike të tyre”, ka shtuar shkupjani i fortë i Turqisë, i cili nuk harron t’ua urojë të gjithë shqiptarëve 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.”

Check Also

Flet këshilltari i Erdoganit – shqiptari Sabri Demiri: Shqiptarë, në rrugëtimin tuaj, krah të fortë do ta keni përherë Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tash e sa vite në kabinetin e tij e …