Home / Bota / Kërkohet mbledhje me dyer të mbyllura të KS të OKB për myslimanët e Mianmarit

Kërkohet mbledhje me dyer të mbyllura të KS të OKB për myslimanët e Mianmarit

Disa vende të botës kanë kërkuar organizimin e mbledhjes së KS të OKB në lidhje me vrasjen e myslimanëve të Mianmarit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se mbledhja e KS të OKB për shqyrtimin e vrasjes së myslimanëve në Mianmar, mund të organizohet të mërkurën. Grupet e të drejtave të njeriut në një mbledhje jo zyrtare kanë paraqitur pranë diplomatëve të KS të OKB një raport për dhunën në Mianmar kundër myslimanëve Rohingia. KS i OKB më 30 gusht gjithashtu, ka organizuar një mbledhje me dyer të mbyllura për shqyrtimin e situatës në Mianmar. Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, së fundi i ka dërguar një letër KS të OKB dhe ka shprehur brengosje për katastrofën njerëzore të mund të ndodhë në Mianmar. Sipas statistikave zyrtare që nga 25 gushti e deri më tani, janë vrarë mbi 6000 myslimanë Rohingia në Mianmar dhe të paktën janë plagosur 8000 persona ndërsa mbi 30000 njerëz janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre dhe të vendosen në Bangladesh./ PT

Check Also

Binjakëzimi i dy qyteteve osmane Berat-Amasya/ Disa të dhëna për binjakun e Beratit, Amasya-n

Berati binjakëzohet me qytetin turistik turk, Amasya me të cilin ka ngjashmëri të mëdha nga …