Home / Bota / Katari i gatshëm të dërgojë gaz të lëngshëm në Turqi

Katari i gatshëm të dërgojë gaz të lëngshëm në Turqi

Muhamed al-Sada u shpreh se Katari vazhdon ti dërgojë prej vitesh Turqisë gaz të lëngshëm natyror (LNG).

“Ne kemi dy kontrata që janë në fuqi dhe që nuk përmbajnë kufizime në sasi. Ne jemi të gatshëm për ta dërguar këtë lloj gazi kur të dëshirojnë klientët tanë turq”, theksoi ministri kataras.

Al-Sada sqaroi se marrëveshjet që janë lidhur me Turqinë për LNG-në janë ende të vlefshme.

“Katari gjithmonë i jep përparësi Turqisë. Dhe kjo bazohet në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve në çdo fushë, jo vetëm në atë të energjisë”, shtoi ai.

Importet spot të gazit të lëngëzuar (LNG) përbëjnë 5,15 për qind të totalit të gazit që importon Turqia.

Për momentin Turqia gazin e lëngëzuar natyror e importon në formën spot nga 7 vende të ndryshme, dhe 68,5% e kësaj sasie sigurohet nga Katari.

Gjatë vizitës së presidentit Rexhep Tajip Erdoan më 2 dhjetor 2015 në Katar ishte firmosur një memorandum paraprak mirëkuptimi ndërmjet kompanisë turke BOTAS (korporata turke për ndërtimin e tubacioneve të transferimit të hidrokarbureve) dhe ndërmarrjes kombëtare të naftës së Katarit me qëllim për të mundësuar që Turqia të importojë rregullisht dhe në terma afatgjatë LNG nga ky vend.

Check Also

Katari: Sanksionet saudite na kanë afruar me Iranin

Ministri i jashtëm i Katarit tha të hënën në Paris se sanksionet e hartuara nga …