Home / Troje Shqiptare / Kosova / Jëlldërëm: Nismave të palës greke të Qipros do tu përgjigjemi në mënyrë të ngjashme

Jëlldërëm: Nismave të palës greke të Qipros do tu përgjigjemi në mënyrë të ngjashme

Turqia reagon ndaj kërkimeve të një anshme të palës greko qipriotë për gaz natyror në Mesdhe.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dha një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Tufan Erhurman, që zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara.

Jëlldërëm tha se Turqia do të jetë pranë RTQV-së në çfarëdo lloj kushtesh dhe vijoi: “Nëse dëshirohet që në Ishull të vendoset një zgjidhje e përhershme dhe e vazhdueshme atëherë duhet që pala greke e Qipros të jetë e përgatitur mendërisht për këtë”.

Ai vlerësoi edhe pretendimet se kërkimet greko qipriotë për naftë në jug të ishullit të Qipros do të mbrohen nga 6 flota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jëlldërëm theksoi se çdo lloj pasurie natyrore përreth ishullit të Qipros është pasuri e përbashkët e popullit që jeton në Qipro.

“Veprimtaritë njëanëse të filluara prej tyre nuk priten kurrë me pëlqim nga ana jonë. Edhe Republika Turke e Qipros së Veriut nuk e pëlqen këtë. Veprimtari që bëhen në mënyrë të ngjashme me atë urdhëruese do të përballen me diçka të përshtatshme” tha kreu i qeverisë turke.

Ai reagoi edhe ndaj djegies së flamurit tuk në Greqi.

“Flamuri është nderi dhe krenaria e vendit. Ofendimi ndaj flamurit është ofendim ndaj vendit. Është i papranueshëm. Ne jemi duke dhënë jetët tona për atë flamur” tha Jëlldërëm.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se vazhdon procesi ligjor për 2 ushtarët grekë të arrestuar pasi shkelën hapësirën ushtarake të Turqisë duke kaluar kufirin më 1 mars dhe reagoi ndaj përpjekjeve të Greqisë për ta çuar çështjen në Bashkimin Evropian.

“Tani është bërë e zakonshme që çdo temë që ka lidhje me Turqinë të çohet në Bashkimin Evropian dhe të merret mbështetje prej tij. Nisma të tilla dhe të ngjashme nuk i çojnë aspak përpara marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe nuk i çojnë as prapa” tha Kryeministri Binali Jëlldërëm. /trt

Check Also

Kur shtrihesh në shtrat thuaji këto lutje…

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur,ulej mbi shtrat, ngrinte …