Home / Troje Shqiptare / Kosova / Jehona e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Turqia në shtypin e kohës

Jehona e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Turqia në shtypin e kohës

Shkruan: Nuridin AHMETI, Prishtinë

Viti 1999 në Kosovë shënon fundin e luftës së armatosur në mes të Ushtrisë Çlirimtare, të Kosovës të ndihmuar edhe nga forcat ndërkombëtare, dhe forcave ushtarake e paramilitare serbe. Pas këtij viti Kosova vendoset nën administrimin ndërkombëtar. Forcat ndërkombëtare në krye me Kryeadministratorin ndërkombëtar në Kosovë po bënin përpjekjet e para për ngritjet e institucioneve vendore.

Fundi i vitit 2007, në Kosovë po shënonte fundin de jure të administrimit ndërkombëtar, duke u kurorëzuar  në fillimin e vitit 2008 me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovë.

Pa mëdyshje, ngjarje më rëndësi në historinë më të re të Kosovës, llogaritet edhe data 17 shkurt e vitit 2008. Kjo datë, njëherësh kurorëzon edhe përpjekjet e shumë gjeneratave të vendit tonë për liri dhe pavarësi ndër dekada.

Si një datë e rëndësishme Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, pati jehonë edhe në shtypin e shkruar të Kosovës.

Krahas përgatitjeve që po bënin institucionet e Kosovës për këtë datë të rëndësishme, ishte edhe ajo e informimin të opinionit ndërkombëtar dhe pritja nga shtetet e ndryshme të botës për njohjen e shtetit që do të shpallej i pavarur nga deputetet e Parlamentit të Kosovës.

Njëra nga shtet që e njohu Kosovën shtet të pavarur, që në orët para të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 ishte edhe Republika e Turqisë. Andaj, ky veprim i shtetit Turk tërhoqi vëmendjen edhe të shtypit në Kosovë, posaçërisht shtypit të përditshëm. Disa nga gazetat e para dhjetë vjetëve, po e njoftonin lexuesin e tyre një ditë përpara Shpalljes së Kosovës, se si disa shtete do ta njihnin Kosovën e në mesin e tyre ishte edhe Turqia.

Përkitazi me këtë ne kemi marrë në shqyrtim disa nga të përditshmet e asaj kohe në Kosovë dhe kemi analizuar shkrimet që lidhën me njohjen e shtetit të Kosovës nga Turqia. Gazetat të cilat janë objekt trajtimi në këtë punim janë: “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Kosova Sot”, dhe “Express”, për arsye se këto të përditshme sipas mendimit tonë, kishin numër më të madh lexuesish.  

Turqia, ndër të parat do ta njohë Pavarësinë e Kosovën

(Epoka e Re, Prishtinë, 16 shkurt 2008)

 

Mediet përmes kanaleve të tyre, një ditë më herët, pra me dt. 16 shkurt kishin marrë informacione se me datë 17 shkurt do të shpallej Kosova shtet i pavarura.

“Pavarësia, të dielën”, shkruante në ballinë gazeta “Epoka e Re” ditën e shtunë, më 16 shkurt të vitit 2008. Në po të njëjtën ditë dhe gazetë, jep një intervistë, i biri i familjes Jashari, Murat Jashari i cili lajmëron se“ Shteti i Kosovës po lind”. Biri i familjes Jashari është i bindur se Pavarësia e Kosovës do të zgjidhë dhe do të hapë shumë dilema, por njëkohësisht, ky shpreh shqetësimin e tij se është rrezik  që në të ardhmen të futemi në Bashkimin Evropian si kosovarë e jo si shqiptarë. E përditshmja “Kosova Sot”, shkruante me datën 16 shkurt “Bac, po kryhet!”.

Ndërsa, e përditshmja “Koha Ditore” në kryetitullin e saj të botuar me 16 shkurt të 2008-ës, theksonte se “Njohja nis të hënën”-  duke potencuar edhe në njohjen e Shtetit të Kosovës nga Turqia.

Por, mediet njoftonin se cilat do të jenë ato shtete që do ta njohin të parat shtetin e Kosovës. Kështu, e përditshmja “Epoka e Re”, me dt. 16 shkurt po e njoftonte opinionin një artikull të botuar me titull se “Turqia, ndër të parat do ta njohë Pavarësinë e Kosovën”, dhe për këtë drejtuesit e gazetës ishin të bindur se një gjë e tillë do të ndodhte, sepse “ Turqia, një nga vendet që është angazhuar fuqimisht për njohjen e Kosovës, pritet të jetë ndër vendet e para që do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Kjo bindje për shtetin Turk, të cilën e shprehin edhe disa të përditshme, ishte rezultat edhe i një angazhimi permanent që kishte bërë shteti Turk në luftën për çlirimin e Kosovës nga viti 1997 e deri në ditën kur po publikohej ky artikull. Më së mirë këto angazhime të këtij shteti, gjatë luftës së fundit në Kosovë i ka përshkruar njeriu që ishte në ngjarje në këto vite, ish-atasheu ushtarak i Ambasadës së Shqipërisë në Ankara, i cili në librin e tij (ditari i një atasheu ushtarak 1999-2000) i titulluar:“Midis Ankarasë dhe Tiranës” në mes tjerash nënvizon, se në muajin mars të vitit 1999, njësit e zbulimit të Shtetit Shqiptar kishin marrë informacione se forcat serbe ishin futur në brendësi të shtetit Shqiptar në Veri të vendit. Për këtë ne i kërkuam ndihmën e Ankarasë dhe pas disa takimeve që kisha pasur me kryeministrin e asaj kohe në Turqi dhe drejtuesit e ushtrisë turke, i erdhi radha edhe e takimit të kryeministrit të asaj kohe të Shqipërisë z. Pandeli Majko dhe Shefit të Shtatmadhorisë turke, Gjeneral Armate Hüseyin Kıvrıkoğlu-nënvizon atasheu. Në bisedë e sipër gjenerali i armatës turke i ofron ndihmë të parezervë ushtarake Shqipërisë. Autori i librit të lartcekur e përshkruan kështu takimin e tyre, ku Shefi i Shtatmadhorisë turke Gjeneral Armate Hüseyin Kıvrıkoğlu (Hysejin Këvrëolu) “e garantoi zotin Majko se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbin, për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet ku Shqipëria kërkoi mbështetje politike, diplomatike dhe ushtarake, për një ndërhyrje ushtarake të detyruar për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend, që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia. Përveç miqësisë tradicionale me këtë vend, një rol shumë të rëndësishëm luajti lobi shqiptar, që jeton në Turqi dhe media turke, që ishte e gjitha më këmbë për ta shmangur një Srebrenicë në Kosovë”.

Turqia zyrtarisht e ka njohur Pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008

 

(Koha Ditore, Prishtinë, 19 shkurt 2008)(Kosova Sot, Prishtinë, 20 shkurt 2008)

 

Ashtu siç kishin lajmëruar të përditshmet në vendin tonë, se njohjet për vendin nga shtetet e tjera do të vinin nga e hëna,[7] ky parashikimi u realizua edhe në praktikë. E hëna e asaj dite ishte data 18 shkurt dhe pikërisht në këtë datë, pra 18 shkurt 2008 Republika e Turqisë kishte marrë vendimin zyrtar për njohjen e Kosovës. Këtë vendim të Republikës së Turqisë e bëri të ditur në Kosovë Ambasadori i Turqisë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme z. Mehmet Tasher, përmes dorëzimit të letrës zyrtare që ia dorëzoi Presidentit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu. Ambasadori turk z. Tasher dorëzimin e letrës e bëri gjatë një vizite zyrtare që do t’i bëri Kosovës me datën 19 shkurt 2008. Ambasadori turk ishte shprehur gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Kosovës, se arsyeja e ardhjes së tij për vizitë në Prishtinë “është që origjinalin e letrës lidhur me njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë turke t’ua dorëzojë institucioneve të Kosovës. Ai tha se Republika e Turqisë edhe zyrtarisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt”. Ambasadori turk, gjithashtu kishte përcjellë të institucionet e Kosovës edhe dëshirën e institucioneve shtetërore të vendit të tij që sa më parë të fillohen në ngritjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.

Por, para kësaj vizite të diplomatit turk në Kosovë, e përditshmja“Koha Ditore”, kishte publikuar me datën 19 shkurt 2008, një pjesë të deklaratës zyrtare të Ministrit të Jashtëm të atëhershëm të Turqisë z. Ali Babcan (Ali Babaxhan) mbi njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Turqia, ku theksohej se Republika e Turqisë e ka mirëpritur Deklaratën e Pavarësisë të bërë publike nga Parlamenti i Kosovës dhe se do të kujdeset për marrëdhëniet rajonale dhe paqen në Ballkan. Sipas tij, ai beson në promovimin e demokracisë dhe pluralizmit nga Kosova dhe se Turqia do të vazhdojë përkrahjen për këtë shtet edhe në të ardhmen “Republika e Turqisë e ka mirëpritur përmbajtjen e Deklaratës së Pavarësisë dhe kështu ka vendosur që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Turqia i kushton rëndësi avancimit të kuptimit të paqes afatgjate në Ballkanin që ka vuajtur aq shumë viteve të kaluara dhe shpreson që pavarësia e Kosovës do të jetë një mundësi për forcimin e stabilitetit dhe mirëbesimit ndërmjet vendeve të rajonit. Serbia ka rol të rëndësishëm dhe përgjegjësi për të ardhmen e Ballkanit. Turqia i kushton rëndësi përparimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të saj me Serbin edhe në nivel bilateral e edhe rajonal. Turqia beson se sundimi i ligjit dhe vlerat universale të të drejtave të njeriut, demokracia dhe pluralizmi do të promovohen në Kosovë. Turqia beson që lidhjet e gjata historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën do të forcohen edhe më shumë. Turqia do të vazhdojë ndihmën dhe kontributin e saj për zhvillimet në Kosovë….”.

Mediet e shkruara,  në ditët në vazhdim vazhdojnë ta informojnë opinioni publik në Kosovë mbi njohjet e shteteve nga mbarë bota të Kosovës si shtet dhe mbi mundësitë e disa shteteve që ta njohin vendin tonë. “ShBA-ja, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Irlanda, Shqipëria, Turqia, Afganistani, Tajvani, Australia…” janë shtete që e kanë njohur Kosovën, dhe disa shtete të tjera pritet që ta njohin së shpejti, shkruante në ballinën e gazetës e përditshmja “Kosova Sot”. Ndërsa e përditshmja “ Express”, me datën 19 shkurt 2008, shkruante për “Njohjet e para” dhe sipas kësaj të përditshme “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Turqia. Nga vendet e BE është konfirmuar e do të vazhdojnë njohja e 23 shteteve. Konfirmim për njohje ka dhënë dhe Konferenca Islamike, me 56 shtete”.

Është për t’u theksuar se shtetet që tanimë kishin njohur Kosovën, ne mesin e të cilave ishte edhe Turqia, kishin bërë kërkesa që sa më parë të vendosen marrëdhënie diplomatike ne mes të dy shteteve, sepse që në ditën e parë të njohjeve këto shtete, zyrat e tyre ndërlidhëse që kishin pasur deri në këtë datë i shndërruan në ambasada, për këtë njoftonte e përditshmja “Lajm” ku theksonte: “Zyrat ndërlidhëse shndërrohen në ambasada”. Kërkesave të tilla të këtyre shteteve, u ishte bërë jehonë në të gjitha mediet e shkruara të Kosovës. “Ambasada, ambasada….”shkruante në ballinën e njërës nga të përditshmet në Kosovë dhe ku potencohej se “u vendosën marrëdhënie diplomatike me ShBA-në,

(Epoka e Re, Prishtinë, 19 shkurt 2008)(Koha Ditore, Prishtinë, 22 shkurt 2008)

 

Britaninë, Francën dhe Turqinë”. Njoftimi i kësaj të përditshme në lidhje me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të shteteve që kishin njohur Kosovën si Shtete të Pavarur, vazhdon edhe në brendinë e saj duke potencuar edhe një rol me rëndësi të Republikës së Turqisë në këtë aspekt. Pra “Turqia fton të gjitha shtetet për njohje”. Ndërsa, ambasadori i Parë i Turqisë në Republikën e Kosovës ishte Mustafa Sarniç.

Angazhimi i Shtetit Turk dhe shteteve të tjera mike për Kosovën, siç edhe prezantohet në medie, nuk ndalet vetëm me njohjen, por ato vazhdojnë edhe me kërkesën drejtuar institucioneve të Kosovës për gjetjen e lokacioneve për ndërtimin e ambasadave. Duke qenë se ambasadat do të ndërtohen në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë, Ambasadori i Turqisë në Kosovë Mustafa Sarniç kishte lenë takim me Kryetarin e atëhershëm të Komunës së Prishtinë z. Isa Mustafa, prej të cilit kishte kërkuar në mes tjerash edhe mundësin për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm në Prishtinë, për ndërtimin e objektit të Ambasadës Turke. Në lidhje me këtë takim, shtypi shkruante se “Turqia kërkon lokacion për ambasadë”.

Në fund të javës, pas ngjarjes së Shpalljes së Pavarësisë me 17 shkurt 2008, njëra nga të përditshmet e vendit tonë, botonte edhe rubrikën e rregullt në fundjavë, të cilën e titullonte: ”Plusi i javës” dhe sipas kësaj të përditshme, e arritur e javës ishte edhe “Njohja e shtetit të Kosovës” nga disa shtete të botës. E në mesin e këtyre shteteve bënte pjesë dhe Turqia.

Përball kësaj gatishmërie të disa shteteve që kishin njohur, që në ditët e para shtetin e Kosovës, nuk mund të mos ishin falënderues institucionet e Kosovës. Përkitazi me këtë, Kryetari i atëhershëm i Parlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, në një deklaratë zyrtare do të shpreh falënderimet e tij edhe në emër të institucioneve të Kosovës. “Falënderime shteteve që njohën Kosovës”, shkruante njëra nga të përditshmet dhe citon z. Jakup Krasniqin, i cili veçon disa shtete me emër në falënderimet e tij si: “ ShBA-në, Birmaninë e Madhe, Francën, Italinë, Belgjikën dhe Turqinë…,”.

(Epoka e Re, Prishtinë, 22 shkurt 2008)

 

Përfundim

 

Duke shfletuar shtypin e përditshëm në Kosovë, rezulton se Turqia, ishte ndër të parat shtete që e njohu Pavarësinë e Kosovës.

Diplomacia turke e asaj kohe, pothuajse ishte vënë në lëvizje që në orët e para pas Shpallës së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga ana e institucioneve të Kosovës për ta njohur zyrtarisht këtë shtet. Kjo njohje u bë zyrtarisht me datën 18 shkurt 2008, që i bie një ditë pas Shpalljes së pavarësisë nga institucionet e Kosovës, konkretisht Parlamenti i Kosovës.

Dy të përditshmet në vendin tonë “ Koha Ditore” dhe “Epoka e Re”, nga data 16 shkurt 2008 kur filluan të njoftonin opinionin për njohjet e mundshme të Kosovës, duke vazhduar dhe disa javë me pas, vazhdimisht e potenconin Turqinë dhe njohjen e saj të shtetit të Kosovës.

Përderisa te disa shtete, kishte në fillim dilema se a duhet ta njohin shtetin e Kosovës apo jo, e disa shtete akoma vazhdojnë të hezitojnë në këtë aspekt, për Turqinë dhe udhëheqësit e para dhjetë viteve nuk kishte dilema fare në këtë aspekt, ata vepruan në mënyrën me të mirë duke e njohur Shtetin e ri.

Rolin e diplomacisë turke në këto ditë për Kosovën, e cila diplomaci kulmoi duke e njohur edhe pavarësinë e vendit tonë, më së miri e shpreh edhe përmes deklaratës së tij, Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Turqisë kur e arsyeton veprimin e shtetit Turk për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, kur potencon se “ Pavarësia e Kosovës do të jetë një mundësi për forcimin e stabilitetit dhe mirëbesimit ndërmjet vendeve të rajonit. Turqia beson se sundimi i ligjit dhe vlerat universale të të drejtave të njeriut, demokracia dhe pluralizmi do të promovohen në Kosovë. Turqi beson që lidhjet e gjata historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën do të forcohen edhe më shumë. Turqia do të vazhdojë ndihmën dhe kontributin e saj për zhvillet në Kosovë”.

Për miqtë, falënderimet nuk duhet të jenë vetëm momentale, por ato duhet të jenë të vazhdueshme thonë latinët e vjetër.

Andaj, shteteve që kanë kontribuar për të mirën e vendit tonë, por edhe që akoma vazhdojnë me politika konstruktive nga këtij vendi, Kosova dhe populli i saj do të duhej t’u jenë mirënjohës në vazhdimësi.

Check Also

Video: Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësis…

Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësisht i Pafajshëm …