Home / Feja / Ja Përse Fëmijët Tanë Bëhen Gënjeshtarë

Ja Përse Fëmijët Tanë Bëhen Gënjeshtarë

Nëna i thotë djalit: “ Nëse mbaron ushqimin do të të lejoj të luash jashtë me shokët.”
Ai e mbaron ushqimin dhe i kërkon nënës të mbajë premtimin, por ajo i thotë:
“ Jo biri im, tani është vonë dhe jashtë ka rreziqe për ty.”
Bababi i thotë djalit:
“ Nëse mer nota të mira në shkollë do të të blejë një biçikletë të bukur.
” Mbaron viti shkollor dhe djali është i pari I klasës në mësime, por kur i kërkon babait të mbajë premtimin ai i thotë:
‘ Jo biri im, biçikleta është e rrezikshme për ty, sepse në rrugë qarkullojnë shumë makina.”
Vëllai i madh i thotë të voglit: “ Nëse sillesh mirë me mua këtë javë, do të të marr me vete kur të shkoj me pushime.
” Mbaron java dhe djali që është sjellur shumë mirë i kërkon vëllait të mbajë premtimin, por ai i thotë se ka punë dhe duhet të udhëtojë vetem.

Më vonë kur ky fëmijë bëhet mjeshtër në gënjeshtër familjarët pyesin njëri-tjetrin se nga ka ngjarë kaq gënjeshtarë!

Check Also

JA SI TË ZBARDHNI LËKURËN NË KUSHTE SHTËPIE ME RECETËN BIO…

Është kthyer pothuajse në një mani për adoleshentet dhe femrat në ditët e sotme ngjyra …