Home / Bota / ISIS transferon burimet financiare në vende të huaja

ISIS transferon burimet financiare në vende të huaja

Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se grupi terrorist ISIS në prag të disfatës, po transferon burimet e tij financiare nga territoret e pushtuara në vendet e huaja si ato evropiane.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Dimitri Feuktistov, një prej funksionarëve të lartë të aparatit diplomatik të Rusisë, deklaroi se grupi terrorist ISIS ndodhet në prag të disfatës dhe zhdukjes, prandaj ka filluar procesin e transferimit të burimeve financiare të tij nga territoret e pushtuara në vendet evropiane. Më parë kemi thënë se ISIS në territoret që ka pushtuar, po mbledh burime financiare dhe tani duket se në prag të disfatës së këtij grupi terrorist, ISIS burimet financiare të tij po i transferon në drejtim të kundërt”./ PT

Check Also

Binjakëzimi i dy qyteteve osmane Berat-Amasya/ Disa të dhëna për binjakun e Beratit, Amasya-n

Berati binjakëzohet me qytetin turistik turk, Amasya me të cilin ka ngjashmëri të mëdha nga …