Home / Shtypi Islam / Opinion - Analize / I nderuari princ Muhammed bin Selman, kjo thirrje është për ju: Nuk mund ta mbroni Qaben me ata që kanë pushtuar Jeruzalemin

I nderuari princ Muhammed bin Selman, kjo thirrje është për ju: Nuk mund ta mbroni Qaben me ata që kanë pushtuar Jeruzalemin

Nga İbrahim Karagul

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Izraeli, Egjipti, Arabia Saudite dhe SHBA-të formuan një “front kundër Turqisë”. Sado që në pamje të parë ky front duket se ka për objektiv Iranin është e qartë se shteti ku fokusohet boshti i ri është Turqia. Qëllimi i tyre kryesor është të ndalojnë Turqinë. Duke u nisur nga kjo provojnë çdo metodë për të dobësuar autoritetin e Turqisë duke nisur nga Sirie e më pas në çdo qoshe të gjeografisë.

E dimë se ku e ka problemin EBA edhe se Muhammed bin Zaidi ka mbështetur organizatat terroriste me municione dhe me ndihma financiare kundër Turqisë, po ashtu se është një ndër figurat e fshehura pas sulmit të 15 korrikut, se ka arritur marrëveshje me FETO dhe se i ka mbytur në para, se ka arritur aleancë me FETO për paratë e naftës së Iranit, se pasi nuk u realizua kjo mundësoi ngjarjet e 17-25 dhjetorit, por edhe se armiqësia e këtij personi ndaj Turqisë dhe Erdoganit tashmë ka arritur në pikën e fiksimit e sëmundjes.

Po bëhen llogaritë e një shekulli të tërë, po bëhet copë e çikë bota arabe.

Mirëpo kemi disa fjalë dhe mesazhe të hapura kundrejt Arabisë Saudite, Princit Trashëgimtar të saj Muhammed bin Selmanit dhe Prijësit që zuri vend në boshtin përballë Turqisë, që mbështet çdo gjë që ishte në disfavor të shtetit tonë.

Princ i nderuar,

Në gjeografinë tonë po bëhen llogari sa të përfshijnë një shekull të tërë. Po provohen pushtimet dhe sulmet më të mëdha që pas Luftës së Parë Botërore. Po copëtohen shtetet, po shpiken kërcënime të rreme, sipas kësaj po formohen frontet, po shkaktohen lufta civile, po bëhen copë e çikë tokat arabe.

Para tridhjetë vitesh kufiri mes Arabisë dhe Iranit ishte kufiri lindor i Irakut. Mbështetët Luftën e Gjirit Persik në vitin 1991, lejuat pushtimin e Irakut në vitin 2003. Kufiri Arabi-Iran u tërhoq deri në kufirin Irak-Siri. Ta themi hapur se kjo u bë e mundur në saje të përpjekjeve tuaja. SHBA dhe Anglia nga të cilat ju lidhët gjithë shpresat tuaja e mjeruan këtë shtet dhe e dorëzuan në duar të Iranit.

Duke nisur nga Jemeni e deri në Siri, nga Libia e deri në Irak kudo që të përjetohet një kaos dhe konflikt kjo ndodhi në tokat arabe. Ata që i realizuan të gjitha këta janë SHBA dhe Anglia, me të cilët ju sot keni formuar “një bosht” të vetëm. Po vazhdoi kështu rrjedha e historisë kufinjtë arab do të prapësohen deri në brigjet e Mesdheut. Më pas ata kufinj do të mbështeten tek kufinjtë tuaj.

Ata që ju vënë ju në qytën e pushkës dhe ju drejtojnë drejt Iranit në fakt po ngrejnë një kurth të madh ndaj jush

Princ i nderuar,

Jini të sigurt, edhe tani e tutje ata toka që do të copëtohen do të jenë përsëri tokat arabe. Shtetet tuaja janë gjeografia jonë. Ata që shtyhen drejt fatkeqësisë janë njerëzit tanë, ata që do të zhduken janë qytetet tanë. Tani e tutje do të mjerohen përsëri tokat arabe, duke përfshirë edhe shtetet e Gjirit Basra, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Këta shtete do të asgjësohen nga Izraeli dhe SHBA-të me të cilët ju po bashkëveproni sot.

Është ngritur një kurth shumë i madh ndaj jush, hapini sytë…

Princ i nderuar këta janë pazarlliqet e shekullit 21, janë larja e hesapeve dhe e llogarive për këtë shekull. Ne mund të qëndrojmë më këmbë, por ju jo, me këta qëndrime, me këta politika nuk mund të qëndroni. Ata që ju kanë vënë ju në qytën e pushkës së drejtuar drejt Iranit prej tridhjetë vitesh nuk arritën të bëjnë gjë ndaj Iranit, dhuruan shtete por nga ana tjetër ju dhe farefisin tuaj e orientuan gjithmonë drejt luftës dhe disfatën e pësuat gjithmonë ju dhe farefisi juaj!

Vallë nuk lexoni aspak? Nuk e shihni se si është e mundur që ndërsa bota arabe shembet nga ana tjetër bota muslimane joarabe lartësohet? Që fiton si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht dhe ushtarakisht? Siç mund ta keni kuptuar kushdo që mund të largohet nga sistemi dhe rregulli i trashëgimisë farefisnore pas Luftës së Parë Botërore ka mundur të lartësohet.

Kjo do të jetë verbëria më e madhe strategjike juaja

Princ i nderuar,

Të bëni propagandë kundër Turqisë, të tregoni se jeni në anë të SHBA dhe Izraelit duke shprehur qëndrim armiqësor ndaj Turqisë, të shënoni si objektiv Turqinë për hir të Muhammed bin Zaidit nuk do iu përfitojë asgjë, madje do bëjë që të humbni shumë gjëra. Të ktheni pas dorën e miqësisë së Turqisë të zgjatur drejt jush do mundësojë që nesër të mbeteni pa mbrojtje dhe pa mbështetje!

Mos mbështesni vatra sherri e përçarjeje kundrejt Turqisë. Mos u dorëzoni ndaj agjendës së terrorit të Muhammed bin Zaidit, pasi vjen një ditë dhe ju do pësoni disfatë, shihni gjendjen e gjeografisë së sotme, shihni të ardhmen e saj, kështu do e kuptoni se po flas drejt.

Nëse vendosni Turqinë dhe Iranin në të njëjtin objektiv do të përjetoni verbërinë më të madhe strategjike të jetës suaj. Nuk mund të fitoni asgjë dhe nuk mund të arrini asgjëkundi mbi këtë gjeografi duke shprehur armiqësi ndaj Turqisë.

Nuk mund ta mbroni Qaben bashkë me ata që pushtuan Jerusalemin

Ju dhamë të drejtë në hesapet që kishit me Iranin. Edhe ne u ndiem të shqetësuar mos Tahrani rrethonte Arabinë Saudite. Këtë konsideruam si një hartë të pushtimit pers. Por i nderuari Princ, ju po ngatërroni realitetet me njëra-tjetrën. Po ngatërroni realitetet historike dhe gjeografike. Ata shtetet që mundohen t’iu fusin ju nën mbrojtjen e Izraelit dhe që hedhin mbi ju kërcënimin e Iranit janë të njëjtët shtete, të njëjtat forca, janë miqtë dhe aleatët tuaj.

Nuk mund të përballoni këta kërcënime, të mbroni shtetin tuaj bashkë me SHBA-në, me Izraelin dhe me kryeqytetet që iu janë diktuar ju, por as nuk mund të kacafyteni me dallgat e reja të pushtimit që marrin si objektiv gjeografinë tuaj.

Nuk mund ta mbroni Qaben bashkë me ata që kanë pushtuar e marrë peng Jerusalemin, nuk mund ta mbroni Mekën e Medinen Princi i nderuar!

Bota muslimane po shtyhet e nxirret jashtë historisë, jini në vetëdije të këtij realiteti!

Nuk mund të drejtoni një shtet sipas shërbimeve të inteligjencës izraelite, nuk mund të vendosni paqe në rajon, nuk mund të garantoni sigurinë e Gjirit. Princ i nderuar nuk mund të mbroni muslimanët duke qenë nën hijen e mbrojtjen e lobit musevit!

Miku juaj Muhammed bin Zaidi sot po i jep haptazi municione PKK-së, i jep para, mbështet rrethimin e Turqisë. Zuri vend në ndërhyrjen më të rëndë të jashtme të historisë së kësaj shteti bashkë me ata që u përjetuan në 15 korrik. E dimë se mbështeti ata që drejtuan armën dhe gjuajtën popullin, që bombarduan parlamentin, që shtypën njerëzit me tanke. Ende vazhdon të jetë në gjurmë të projekteve të tjera përçarëse, ende merr si objektiv Turqinë me anë të terrorit dhe marrëdhënieve të pista, ne e dimë këtë.

Princ i nderuar, gjithë gjeografia përreth po pushtohet, vetëm shteti juaj jo. Gjithë bota muslimane po shtyhet jashtë historisë, ndërsa ju jo. Ata që e realizuan këtë janë miqtë tuaj të tashëm, aleatët tuaj, bota muslimane e di këtë, është në dijeni të kësaj, edhe ju e dini.

Princ i nderuar, kjo rrugë që keni zgjedhur do e çojë shtetin tuaj drejt vetëvrasjes!

Princ i nderuar, ne ashtu si gjatë gjithë historisë kemi treguar rezistencë ndaj pushtimit perëndimor. Këtë rezistencë nuk po e shprehim vetëm ne si Turqi, por bashkë me të gjithë rajonin. Në një larje të tillë hesapesh qëndrimi juaj i sotëm nuk harrohet, populli ynë nuk e harron. Këtë mbajeni shënim në një anë.

Formuam boshin Turqi-Izrael, pas një kohe pamë se ky bosht po drejtonte armën drejt atdheut, popullit dhe gjeografisë sëonë. Tani edhe ju po përparoni në të njëjtën rrugë. Mundoheni të merrni veten nën mbrojtje. Po përsërisni rrugët tona të dikurshme.

Pas një kohe edhe ju do të vini re se në fakt shteti që kërkohet të asgjësohet do ë jetë shteti juaj. Garancia e qeverisjes së shteteve qendrore perëndimore ishte hesapi i shekullit 20, tashmë ajo periudhë kaloi. Tashmë ekziston një botë të cilën Perëndimi nuk mund ta drejtojë më vete. Pikërisht kur situata është në këtë pozitë të lidhni veten ndaj shërbimeve inteligjente të SHBA-Izraelit është vetëvrasje për ju!

Do të ndieni nevojën e Turqisë, këtë do e kuptoni në një periudhë një apo dy vjeçare…

Prijës i nderuar,

Ne prej shekujsh të tërë gjithmonë e gjetëm rrugëdaljen nga krizat, kaoset dhe tensionimet. Në një mënyrë arritëm të mbajmë ekuilibrin, të qëndrojmë më këmbë, kemi një eksperiencë dhe një gjenetikë të tillë politike. Prej një mijë vitesh jetojmë në këtë mënyrë, prej një mijë vitesh shprehim përpjekje në këtë gjeografi. Përsëri do e gjejmë një rrugë. Përsëri do vazhdojmë të përparojmë në atë rrugë. Na kundërshtoni apo jo, bëheni miq me ne apo jo, ne përsëri do të ecim në atë rrugë. Do të mbetemi përsëri më këmbë me një vendosmëri përpjekjeje në nivelin e vetëflijimit.

Por ju nuk mund të qëndroni më këmbë duke u strehuar tek ata që mjeruan gjithë gjeografinë. Nuk do të mund të qëndroni. Shteti të cilin ata sot e kanë shenjuar si objektiv nuk është Irani ndaj të cilit ju nxisin ju, por jeni ju. Ai shtet çka duan ta asgjësojnë jeni ju. Tokat që duan të mbysin me gjak janë tokat arabe Princ i nderuar!

Ata duan të realizojnë goditjen e fundit ndaj Islamit dhe muslimanëve në Mekë dhe Medine. Duan që të mos mund të ngrejmë as kokën nga turpi. Ky është qëllimi i “boshtit” të ri që kanë formuar bashkë me ju, duhet ta kuptoni këtë.

Keni nevojë për Turqinë, nuk mund të bëni gjë pa Turqinë. Këtë do e kuptoni brenda disa viteve Princ i nderuar!

Check Also

Hoxhë Ardian Sejdiu – Për ata që ia kthejnë shpinën Zotit, ditën e Xhuma (VIDEO)

Zoti ynë thotë në Kuranin famëlartë: “O ju që keni besuar, kur të thirret ezani …