Home / Feja / I mrekullueshëm është Allahu që i qorton miqtë e tij për armiqtë e tij

I mrekullueshëm është Allahu që i qorton miqtë e tij për armiqtë e tij

Ibrahimi a.s. përveç të gjitha virtyteve të tjera njerëzore, ishte i njohur edhe për bujarinë e tij të jashtëzakonshme dhe për mikpritjen, kështu që nuk kishte asnjë natë që nuk kishte dikë musafir në shtëpi.Është transmetuar se një herë e priti si musafir një udhëtar dhe kur ky hyri në shtëpi, Ibrahimi a.s. e pyeti: “Në çka beson ti, cila është feja jote?” Musafiri u pergjigj: “Nëse don ta dishë, unë jam i pafe!” Kur e dëgjoi këtë, Ibrahimi a.s. menjëherë e la dhe i tha atij se lirisht mund të shkojë rrugës së tij, sepse tek ai nuk ka as darkë e as konak. Atëherë Allahu i Madhërishëm i shpalli: “O Ibrahim, Unë robit tim ia jap nafakën, edhe pse ai nuk më beson Mua, ndërsa ti po don t’ia ndryshoshë fenë e tij për një darkë.”

Ibrahimi a.s. u turpërua dhe u frikësua, pastaj vrapoi dhe e arriti atë njeriun dhe e ftoi përsëri në shtëpi për ta gostitur, duke i sqaruar atij se Zoti i botëve e kishte qortuar për të. Me atë rast ai njeriu deklaron: “I MREKULLUESHËM ËSHTË ZOTI, QË I QORTON MIQTË E TIJ PËR ARMIQTË E TIJ!” Ai e pranoi Islamin dhe u bë ndjekës i Ibrahimit a.s.

(Përkthim)

Check Also

Kjo është ndihma e Sulltanit Abdulhamitit II për Kongresin e Manastirit

Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani me 100 lira që i bien diku …