Home / Feja / I Dërguari alejhi selam i ka premtuar Xhenetin atij që bën këtë vepër

I Dërguari alejhi selam i ka premtuar Xhenetin atij që bën këtë vepër

I Dërguari i Allahut alejhi selam i nxit besimtarët që të vizitojnë të sëmurët, duke u premtuar shpërblime të mëdha. Në një transmetim të Thevbanit r.a., i Dërguari alejhi selam premton fruta të Xhenetit:“Kur një musliman shkon për të vizituar vëllain e tij musliman, ai gjendet në hurfën e Xhenetit derisa të kthehet. ” Dikush pyeti Alejhi selamin: “E çka është hurfa e Xhenetit?” Ai u përgjigj: “Ajo është frut i Xhenetit.”

Hadithin e shënon Muslimi në Sahih

I Dërguari alejhi selam i ka premtuar Xhenetin atij, i cili përveç tjerash, viziton edhe të sëmurin. Në një thënie të Ebu Hurejres r.a. kjo qartë paralajmërohet. Në të vërtetë, i Dërguari i Islamit alejhi selam ka pyetur:

“Kush ka agëruar sot?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë. ” Pyeti: “Kush prej jush sot ia ka falur namazin ndonjë xhenaze?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë..” I Dërguari alejhi selam sërish pyeti: “Cili prej jush sot ka ushqyer një të uritur?” Ebu Bekri sërish u përgjigj: “Unë”. I Dërguari alejhi selam në fund pyeti: “Cili prej jush sot ka vizituar të sëmurin?” Ebu Bekri sërish u përgjigj: “Unë.” I Dërguari alejhi selam pas kësaj tha: “Cili prej jush i bën këto në një ditë, do të hyjë në Xhenet.

Check Also

Protestuesit palestinezë gjuajnë me vezë politikanët amerikanë që vizituan Ramallahun

Demonstruesit palestinezë kanë sulmuar me vezë një grup politikanësh amerikanë që po vizitoinin Bregun Perëndimor …