Home / Bota / Hungaria mund te ndertoje gardh me tela ne kufirin me Rumanine per te penguar refugjatet

Hungaria mund te ndertoje gardh me tela ne kufirin me Rumanine per te penguar refugjatet

Hungaria mund të ndërtojë gardh me tela në kufirin me Rumaninë
György Bakondi: “Në rast se do të jetë e nevojshme mund të vendosen rrejta me tel në kufirin me Rumaninë”

Kryekëshilltari i Kryeministrisë së Hungarisë, György Bakondi, ka deklaruar se në rast të nevojës Hungaria mund të vendosë gardh me tela edhe në kufirin me Rumaninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bacondi duke folur në televizionin shtetëror M1 të Hungarisë ka tërhequr vëmendjen se si rezultat i hapave të heshtur në periudhat e fundit nga Hungaria është rritur presioni i refugjatëve në rajonet kufitare Rumani-Serbi dhe Kroaci-Serbi. Ai është shprehur se “Rumania kontrollon në mënyrë serioze kufirin dhe është në bashkëpunim me zyrtarët e Hungarisë.”

Ndër të tjera duke vënë në dukje se kanë bërë vlerësime në lidhje me vendosjen e rrjetave të telit në kufi për shkak se presioni i refugjatëve mund të rritet në mënyrë të ngjashme me atë të vitit 2015, Bakondi tha se “Në rast se do të jetë e nevojshme mund të vendosen rrejta me tel në kufirin me Rumaninë.”

Hungaria e cila ka qenë një prej destinacioneve më të rëndësishme të refugjatëve të cilët e përdornin për të kaluar në Evropën Perëndimore, për të parandaluar fluksin e refugjatëve kishte vendosur më parë tela me gjemba në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë. Gjithashtu ky shtet duke shpallur gjendjen e jashtë zakonshme në rajonet kufitare ka rritur edhe ndëshkimet e zbatuara për kalimet ilegale.

Përveç kësaj, shumë organizata të shoqërisë civile, pretendojnë se forcat e sigurisë hungareze rikthejnë në Serbi duke ushtruar forcë refugjatët që hyjnë në vend./ AA

Check Also

Çfarë duhet të dimë rreth rrahjeve të shpeshta të zemrës…

Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ajo për të …