Home / Feja / Hoxhë Ardian Sejdiu – Për ata që ia kthejnë shpinën Zotit, ditën e Xhuma (VIDEO)

Hoxhë Ardian Sejdiu – Për ata që ia kthejnë shpinën Zotit, ditën e Xhuma (VIDEO)

Zoti ynë thotë në Kuranin famëlartë: “O ju që keni besuar, kur të thirret ezani i ditës së xhuma, nxitoni atje ku përmendet emri i Zotit, lëreni shitblerjen, është më mirë për ju nëse me të vërtetë e kuptoni diçka të tillë”. (El Xhumuah: 9)

Zoti i gjithësisë dalloi njeriun nga të gjitha krijesat e Tij, dalloi pejgamberët e Tij prej njerëzve të tjerë dhe prej pejgamberëve dalloi Muhamedin (a.s). Dalloi tokën nga të gjithë planetet, dalloi vendet e shenjta nga të gjitha vendet e tokës, dalloi Qaben e ndritshme nga të gjithë vendet e shenjta, dalloi Ramazanin nga 11 muajt e tjerë, dalloi natën e Kadrit brenda Ramazanit dhe dalloi ditën e xhuma nga ditët e kësaj jete.

Do flasim dy – tre fjalë për vlerën e ditës së xhuma, vlerën e së cilës nuk e di pjesa më e madhe e njerëzve. Do flas për vlerën e kësaj dite që është e madhe tek Allahu (xh.sh), është e madhe tek melekët e Zotit, është e madhe në zemrën e profetit (a.s).

Profeti (a.s) ka thënë: “Dita më e mirë, në të cilën lind dielli, është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi (a.s), në atë ditë hyri në xhennet, ditën e xhuma doli nga xheneti, në atë ditë vdiq, në atë ditë do të bëhet edhe Kijameti. Kur të vijë dita e xhuma, shtoni salavatet mbi mua”.

Dita e xhuma është dita, që Allahu (xh.sh) ua dha muslimanëve. Çifutëve u dha ditën e shtunë, ndërsa të krishterëve të dielën. Profeti (a.s) ka thënë: “Neve na drejtoi Allahu tek dita e xhuma. Kemi ardhur të fundit në këtë botë, por do të jemi të parët në botën tjetër”, sepse muslimanët do të merren të parët në llogari.

Në videon në vazhdim, ju sjellim hutben emocionuese nga hoxhë Ardian Sejdiu lidhur me vlerën e ditës së Xhuma:

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/en_GB/sdk.js#xfbml=1&version=v2.12’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Per ata te cilet ja kthejne shpinen Zotit diten e Xhuma (SunhanAllah) – Teolog Ardian Sejdiu

SubhanAllah! #DegjojeniPer ata te cilet ja kthejne shpinen Zotit diten e Xhuma – Teolog Ardian Sejdiu#Shperndaje qe ta perfitojne te tjeret!

Posted by Ligjeruesi Islam on Thursday, 26 April 2018

Shperndaje lajmin Hoxhë Ardian Sejdiu – Për ata që ia kthejnë shpinën Zotit, ditën e Xhuma (VIDEO) ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

Stop diskriminimit në kufi – Letër kryeministrit Zaev nga Hoxhë Amel Kurtishi

Letër e hapur drejtuar kryeministrit të Republikës së Maqedonsë     I nderuari z. Zoran …