Home / Feja / Histori profetike dhe Tregime të bukura

Histori profetike dhe Tregime të bukura

Ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:
Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani.

Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura tha: zgjedhe këtë rrugë, se kjo është më e afër i thashë: s’kam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres.

Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje. E luta në emër të All-llahut e i thashë: merri mushkat me gjithë mallin. Kurse ai mu përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem, dëshirova të filloj të lexoj Kur’an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë ajetin:

“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen …”. (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.

Në moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiç… u kapa për këtë kalorës e i thashë: Pashë Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti përgjigjem lutjes tënde dhe të ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u ktheva shëndosh.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur brengosej nxitonte në namaz… e thoshte: na rehato me namaz, o Bilal.
(Shpërndaje, thirr në rrugën e drejtë për te Zoti yt)

Check Also

Urimi i myftiut të kosovës naim ef. Tërnava me rastin e festës së Bajramit të Fitrit

loading... Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra! Po përcjellim muajin e Ramazanit, muajin më të …