Home / Troje Shqiptare / Kosova / Hashim Thaçi kërkon ndihmën arabe, pasi Vatikani dhe Izraeli e kane braktisur Kosovën

Hashim Thaçi kërkon ndihmën arabe, pasi Vatikani dhe Izraeli e kane braktisur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Nju Jork për seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot në Nju York, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
Kreu i shtetit ka falënderuar sekretarin About Gheit për angazhimin e tij personal dhe të liderëve të vendeve të Ligës Arabe për forcimin e partneritetit të Kosovës më shtetet e Ligës Arabe dhe për afirmimin e Kosovës në vendet anëtare të kësaj organizate.
Në takim u diskutua edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e Afrikës Veriore që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, pasi Vatikani, shume vende te krishtera dhe Izraeli  nuk kane ndermend qe ta njohin Kosoven si shtet por i qendrojne besnike Serbise.
“Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheitin, kërkova mbështetjen e tij për të lobuar te shtetet anëtare të Ligës Arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Check Also

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të …