Home / Bota / Hamas: Izraeli kurrë nuk do të jetë pjesë e rajonit

Hamas: Izraeli kurrë nuk do të jetë pjesë e rajonit

Një funksionar i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze Hamas theksoi se regjimi sionist kurrë nuk do të jetë pjesë e rajonit të Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Musa Abu Marzuk, funksionar i zyrës politike të Hamas, duke kritikuar përpjekjet për e vendeve arabe për kompromis me Izraelin, deklaroi: “Situata në rajonin e Lindjes së Mesme sa do që të jetë kritike dhe vendet e rajonit sa do që të jenë të preokupuara me çështjet e tyre, mirëpo marrëveshja me sionistët kurrë nuk do të zbatohet në veprim”. Musa Abu Marzuk gjithashtu tha: “Thirrjet për vendosjen e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe për normalizimin e marrëdhënieve me këtë regjim, me asnjë pretekst nuk janë të pranueshme”. Ky funksionar i Hamasit theksoi se deri në kohën kur të jetë çështja e Kodsit dhe e xhamisë Aksa, Izraeli nuk do të jetë pjesë e rajonit, prandaj thirrjet për kompromis me regjimin sionist me çfarëdo preteksti që të jenë, nuk janë të pranueshme. Kjo është në kohën kur Abu Marzuk edhe më parë ka paralajmëruar për përpjekjet e Amerikës për realizimin e të ashtuquajturës paqe në rajon./ PT

Check Also

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të …