Home / Feja / HADITHI nr.531 – nga Libri Rijadus Salihin

HADITHI nr.531 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Amr ibn Taglibi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. solli një pasuri apo robër (lufte) dhe i ndau. Disa njerëzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhëruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi All-llahun dhe tha. “Pasha All-llahun, unë i kam dhënë ndonjë njeriu kurse ndonjë e kam lënë. Atë që e kam lënë, e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë. Unë, vërtet, u kam dhënë disave, sepse kam parë në zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqetësim, kurse i kam lënë disa njerëz që All-llahu ua ka bërë zemrat të pasura dhe të hajrit. Prej këtyre është Amr ibn Taglib.” Amr ibn Taglibi ka thënë: “Pasha All-llahun, më tepër kam dashur atë fjalë të të Dërguarit s.a.v.s. sesa pasurinë më të çmueshme.”

(Transmeton Buhariu)

Check Also

Nga Diabeti Deri Te Kanceri, Ja Cilat Jane Disa Nga Problemet Shendetsore Qe Mund Te Dallohen Nga Syte

Sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit (sipas një proverbi të vjetër), por janë gjithashtu …