Home / Shëndetësi / Guterres: Civilët në Gutën Lindore po e përjetojnë “ferrin në tokë”

Guterres: Civilët në Gutën Lindore po e përjetojnë “ferrin në tokë”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se për shkak të përleshjeve të vazhdueshme 400 mijë civilë në Gutën Lindore “po e jetojnë ferrin në tokë”. Ai bëri thirrje për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake në këtë vend.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, morën pjesë në seancën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së mbi ofrimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Guterres në adresimin e tij vuri në dukje se komuniteti ndërkombëtar po humb më shumë kohë dhe burime për t’iu përgjigjur krizave, në vend që t’i ndalojë ato.

Duke theksuar se qasja për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare duhet të balancohet, Guterres tha se, “Qëllimi jonë është që të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar për parandalimin e nisjes së krizave me çmime të larta për njerëzit dhe shtetet. Sidomos tani Këshilli i Sigurisë së OKB-së duhet të përmbush përgjegjësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike në Siri”.

Duke u shprehur se ndjen një pikëllim të thellë për krizën njerëzore në Gutën Lindore, Guterres u shpreh se, “Guta Lindore nuk mund të pres, 400 mijë civilë po e jetojnë ferrin në tokë. Bëj thirrje për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe për lejimin e ndihmave humanitare dhe të evakuimeve mjekësore”.

Ndërsa ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, u shpreh se “Në Lindjen e Mesme tani duhet të jemi të gatshëm për periudhën e pas DEASH-it”.

Ban Ki-moon poashtu theksoi se tani Këshilli i OKB-së duhet të fokusohet në veri të Sirisë, në luftën e brendshme në këtë vend, si dhe në tensionin në Kodrat Golan.

“Këto probleme po e kërcënojnë në mënyrë serioze stabilitetin rajonal dhe po i nxisin përleshjet mes shteteve të rajonit. Destabilitetet e tilla mund të sjellin kundër njëra tjetrës Arabinë Saudite e Iranin, Izraelin e Iranin. Dhuna mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, si dhe kërcënimet tjera rajonale kanë potancial të daljes jashtë kontrollit”, tha ai.

Check Also

Video: Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësis…

Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësisht i Pafajshëm …