Home / Fokus / Gruaja e mbuluar hap fabrikë me qëllim punësimin e grave

Gruaja e mbuluar hap fabrikë me qëllim punësimin e grave

Në fabrikën e vet Azemine Kukaj-Kajoshi ka punësuar 13 gra dhe 6 burra.

Azemine Kukaj-Kajoshi është drejtoreshë e fabrikës së këpucëve “Go Long” në Drenas. Ajo thotë se e ka hapur këtë fabrikë me qëllim që të punësojë gratë të cilat janë të papuna.

Kukaj-Kajoshi që bart mbulesën, thotë se të gjitha gratë në Kosovë e kanë të vështirë punësimin.

Në fabrikën e vet ajo ka punësuar 13 gra dhe 6 burra.

Kajoshi ka thënë për Evropa e Lirë se hapja e kësaj fabrike do të ndihmojë gratë dhe vajzat të cilat nuk kanë mundësi materiale për shkollim.

Në Kosovë vetëm 12 për qind e grave janë të punësuara.

Gruaja me shami punëson femrat që nuk mund të shkollohen

Në Drenas gjendet fabrika e këpucëve “Go Long”. Në këtë fabrikë punojnë 13 gra dhe 6 burra. Drejtoresha e kësaj fabrike, Azemine Kukaj-Kajoshi e cila bart mbulesën, thotë se vështirësitë dhe mundësitë e punësimit të grave me mbulesë janë të shumta.

Posted by Jo në emrin tim on 13.02.2018

Check Also

Shkoi në pyll dhe gjeti një vend të bukur mbuluar me fruta. Por kur aty u kthyen pronarët, ai u trondit sepse nuk e priste!

Një burrë shkoi për një shëtitje në pyll, kur ai papritmas kaloi në një vend …