Home / Feja / Gormez dënon sulmin ndaj imamit të xhamisë Al Aksa

Gormez dënon sulmin ndaj imamit të xhamisë Al Aksa

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, ka dënuar sulmin e ushtarëve izraelitë në zonën e Portës së Luanit të Xhamisë Al Aksa në Jerusalem në të cilin u plagos imami i xhamisë Ekrima Sabri.

“E dënoj fuqishëm sulmin e ushtarëve izraelitë pas namazit të jacisë ndaj Ekrima Sabri, ambasadorit të paqes të Xhamisë Aksa, ish-myftiut të Jerusalemit dhe imamit të Al Aksasë”, ka theksuar Gormez në rrjetin social Twitter, duke shtuar se zhvillimet në Al Aksa dhe përreth kanë shqetësuar çdo njeri të arsyeshëm.

“Jam i bindur se nuk do të lejojnë që Xhamisë Al Aksa t’i ndodhë ajo që i ndodhi Xhamisë Ibrahimi, e cila ka strehuar profetët Ibrahim, Ishak, Jakub dhe Jusuf, të cilët ishin mbrojtës të arsyes, maturisë dhe paqes”, ka shkruar Gormez, duke iu referuar masakrës së vitit 1994 në Xhaminë Ibrahimi në Hebron, ku 30 adhurues muslimanë u vranë nga një terrorist hebre i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gormez po ashtu bëri thirrje që sa më parë të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë.

Ndryshe, policia izraelite dje ndërhyri ndaj palestinezëve që falën namazin e jacisë pranë Portës së Luanit për të protestuar kundër detektorëve elektronik të vendosur në portat e kompleksit Al Aksa, duke plagosur me plumb gome kryetarin e Këshillit të Lartë Islam të Jerusalemit dhe imamin e Al Aksasë, Ekrima Sabri, i cili u hospitalizua në spitalin Al-Makasid në Jerusalemin e okupuar Lindor./Rtv Islam/

Check Also

Nëse doni që me të vërtetë të kuptoni Islamin, shikoni të kaluarën.

nga Robert Fisk. Emir Abdulkadiri ishte një mysliman, asket, sheik, humanist, mbrojtës i popullit të …