Home / Bota / Gjykata supreme e Britanisë pranon vrasjen e popullit jemenas

Gjykata supreme e Britanisë pranon vrasjen e popullit jemenas

Amnesty International thotë se vendimi i gjykatës britanike se qeveria britanike ka të drejtë të vazhdojë autorizimin e furnizimeve me armë për Arabinë Saudite, është një goditje vdekjeprurëse ndaj civilëve jemenasë.

Shefi i Kontrollit të Armëve dhe i të Drejtave të Njeriut në Amnesty, James Lynch të hënën e përshkroi vendimin e gjykatës si “zhgënjyes”. “Vendimi është një goditje vdekjeprurëse për Jemenin i cili po përballet me sulmin e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite i forcuar nga armët e prodhuara nga Britania e Madhe”, tha Lynch duke shtuar, “Ky është një rezultat thellësisht zhgënjyes, i cili jep një dritë jeshile për autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar. Potencialisht furnizuesit e tjerë të armëve të Arabisë Saudite – vazhdojnë të autorizojnë transferimin e armëve në mbretëri pavarësisht rrezikut të qartë se do të përdoren për të kryer shkelje”. “Raportet e gjera dhe të besueshme, duke përfshirë hulumtimet e Amnesty International në terren në Jemen, sipas pikëpamjes tonë, kanë treguar se këto armë janë përdorur për të kryer shkelje të rënda, përfshirë krimet e luftës kundër civilëve në Jemen dhe që – në dritën e rrezikut të qartë – autorizimi i transfereve të mëtejshme do të ishte në kundërshtim me detyrimet e Mbretërisë së Bashkuar sipas ligjit ndërkombëtar”, vuri në dukje Lynch. Zhvillimet ndodhën pasi Gjykata Supreme në Londër shqyrtoi një pretendim kundër shitjes së armëve të vendit në Arabinë Saudite, duke vendosur që shitjet e armëve të qeverisë nuk ishin kundër ligjit. Gjykata kishte studiuar rastin e paraqitur nga OJQ-ja me qendër në Mbretërinë e Bashkuar ‘Fushatë kundër tregtisë së armëve’ që nga shkurti. Kjo gjykatë nxori vendimin të hënën. Rosa Curling nga kompania juridike Leigh Day, e cila përfaqëson OJQ-në, tha se besonte se vendimi për të vazhduar dhënien e licencave të reja për shitjen e armëve për Arabinë Saudite është “e paligjshme”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu e kanë shpërblyer mbretërinë saudite me marrëveshje të forta të armëve. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po japin më shumë informacione dhe mbështetje logjistike për fushatën e bombardimeve. Lynch kërkoi dhënien fund të të gjitha eksporteve të armëve për regjimin e Riadit, pa marrë parasysh këtë vendim. “Pavarësisht nga ky vendim, Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera duhet t’i japin fund furnizimeve të tyre të palodhura të armëve për Arabinë Saudite. Ato mund të përbëjnë marrëveshje tregtare fitimprurëse, por Britania e Madhe rrezikon të ndihmojë dhe mbështesë këto krime të tmerrshme”, tha zyrtari i Amnesty International. Amnesty International dhe OJQ të tjera dhe organizma të OKB-së kanë arritur në përfundimin se modeli saudit i sulmeve në Jemen ngre shqetësime serioze për një shpërfillje të dukshme të jetës së civilëve. Dështimi për të marrë masat e mundshme për të kursyer civilët, siç kërkohet nga ligjet ndërkombëtare humanitare, ka çuar në vdekje dhe lëndime të civilëve dhe në shkatërrimin e shtëpive dhe infrastrukturës civile./ PT

Check Also

Gjykata Egjiptiane le në fuqi dënimin burg i përjetshëm për Mursin

KAIRO – Një gjykatë e lartë ditën e shtunë rikonfirmoi dënimin me burg të përjetshëm …