Home / Blog / Futja e mësimit të fesë në shkollë është fitore e tërthortë e ISIS

Futja e mësimit të fesë në shkollë është fitore e tërthortë e ISIS

Ja çfarë urrejtje shkruan Kastriot Myftaraj mbi futjen e mësimit të fesë në shkolla

Futja e mësimit të fesë në shkollë është fitore e tërthortë e ISIS në Shqipëri, meqënëse bëhet për shkak të terrorizmit islamik

Fakti që Kryeministri Rama zgjodhi mbledhjen solemne të Komunitetit Musliman të Shqipërisë me rastin e ditëlindjes së të ashtuquajturit profet Muhamed, për të njoftuar projektin e qeverisë për futjen e mësimit të fesë në shkolla është domethënës. Kjo nismë ka si shkak një fe, Islamin, librin e shenjtë të një feje, që është Kurani, profetin e një feje, Muhamedin.
Fjalimi i Ramës është publikuar në faqen zyrtare online të Qeverisë me titullin “Dija mbi besimet arma kundër ekstremizimit të dhunshëm”. Dhe për këtë çështje në fjalim përmendi pikërisht Islamin dhe Muhamedin, kur tha:

“Unë bësoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare, t’ i çelë dyert e shkollave për t’ i dhënë çdo fëmije, mundësinë që të armatoset me instrumentet e dijes dhe të mos jetë nesër, viktimë e propagandës tunduese të atyre që nuk kanë asnjë lidhje me profetin Muhamed, nuk kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime, të cilat janë destinuara të ndëshkohen. Sepse janë të ndëshkuara qysh në librat e shenjtë.”

Check Also

Merkel përsëri në pushtet

Kancelarja gjermane Angela Merkel është rizgjedhur për të marrë drejtimin e vendit për herë të …