Home / Fotolajm / Fotografia të cilën populli turk e ka pritur 90 vite

Fotografia të cilën populli turk e ka pritur 90 vite

Publikimi i fotografisë së presidentit turk përkrah Hulusi Akar, shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë gjatë faljes së namazit në xhaminë e Profetit, ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë së fotografive në këtë vend.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, Erdogan pas përfundimit të turneut të tij në disa vende të Gjirit Persik, ka shkuar për të kryer umren në Mekë dhe ka falur namazin përkrah shefit të shtabit të forcave të armatosura të Turqisë në xhamin e Profetit. Kjo foto është mirëpritur nga përdoruesit e tuiter në Turqi. Kjo është në kohën kur në 90 vitet e fundit, prania e personave me grada të larta të ushtrisë turke në namazin me xhemat ka qenë e ndaluar. Një përdorues turk i internetit, në faqen e tij në tuiter, duke komentuar këtë fotografi, shkruan: Për të parë këtë fotografi kemi pritur 90 vite.

Check Also

Fotografia e guximshme dhe letra e kësaj nëne të re tregon të gjitha anët e errëta të shtatzënisë

Në këtë fotografi që ka postuar në Instagram, Alexandra tregon se si i janë shndërruar …