Home / Feja / Fondacion “NUN” nga Shkupi, kujdeset për të burgosurit në burgun më famëkeq në Maqedoni, duke shtruar iftar për ta

Fondacion “NUN” nga Shkupi, kujdeset për të burgosurit në burgun më famëkeq në Maqedoni, duke shtruar iftar për ta

Fondacioni “NUN” nga Shkupi, dje ka shtruar iftar për 200 të burgosur, në burgun e Idrizovës. Aktivitet ky që është bërë tradicional, ngase është viti i pestë që po e bëjnë këtë gjë. Megjithëse, numri është i madh i atyre që janë të burgosur në Idrizovë, ky aktivitet synon që të ua lehtësojë atyre që agjërojnë Ramazanin. 

Për redaksinë tonë, një i burgosur që ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë se megjithëse agjërojnë muajin e Ramazanit, cilësia e ushqimit vazhdon të jetë shumë e dobët. Ai ka thënë: “ Vetëm bukën që mund të hamë, ndërsa ushqimet tjera, jo. Ju falënderojmë juve të NUN-it për këtë iftar, që na e lehtësuat këtë ditë të Ramazanit.”

Njëri nga ta ka postuar edhe në rrjetet sociale iftarin e dërguar nga NUN-i dhe atmosferën e mirë, që është krijuar pas asaj darke iftari./Magazina e Ramazanit/.

Check Also

Forcat ajrore Ruse ‘kthejnë pozitën e terroristëve’ në Siri

Me mbi 87 përqind të territorit Sirian tashmë të çliruar nga ISIS dhe mbi 96,000 …