Home / Feja / Fjalët dhe veprat e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para profetësisë

Fjalët dhe veprat e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para profetësisë

Pyetja: Veprat dhe fjalët e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para shpalljes, a konsiderohen si sunet, siç është martesa e tij me Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, etj?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Në origjinë veprimet e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para shpalljes konsiderohen jashta sunetit legjislativ dhe se nuk detyrohemi ta ndjekim ose ta marrim atë si shembulltyrë, me përjashtim të praktikës së tij pas shpalljes, në këtë rast veprimi i tij është i pranuar ligjërisht, ose në formë të detyrueshme apo në formë të preferuar, siç është; përmbushja e premtimeve, ndihma e të varfërve, nderimi i mysafirëve, ndihma e njerëzve kur i godet fatkeqësia, etj. Në këtë rast ne jemi të detyruar të ndjekim sunetin e tij, ngase tani konsiderohet ligj për ne, pra, pas profetësisë, dhe jo atë qw ai, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, e bëri para se të bëhej profet.

Bazuar në këtë, ka disa veprime që ai i bëri para profetësisë, që ne nuk jemi të detyruar t’i ndjekim, ose për shkak se nuk është konfirmuar ligjësimi i tyre për ne, ose për shkak se ato u shfuqizuan pas profetësisë.

Shejh Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Gjërat që ndodhën para profetësisë nuk konsiderohen si gjëra që duhet të ndiqen apo që janë të ligjshme për ne, siç është rasti me veprimet e tij pas profetësisë, sepse muslimanët janë të pajtimit se ajo që është e detyrueshme për ta është pasi që ai u bë profet, duke filluar nga besimi në të, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e veprimi i asaj me çfarë ai erdhi.

Prandaj, kushdo që e le namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat, dhe jeton vetëm në shpella dhe male, ku nuk ka as namaz të xhumasë e as namaz me xhemat, dhe pretendon se është duke e ndjekur të dërguarin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, sepse ai vetmohej në shpellën e Hira para profetësisë, andaj, braktisja e adhurimeve fetare që atij i janë ligjësuar dhe për të cilat ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe ndjek atë që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kishte vepruar para profetësisë, është gabim. Ngase, pasi që Allahu e nderoi atë me profetësi, ai, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk veproi atë që kishte vepruar më parë, duke u vetmuar në shpellën e Hira, e kështu me radhë.

Njashtu, asnjë prej sahabëve nuk shkonte në shpellën Hira, dhe nuk linin xhumanë apo namazin me xhemat qoftë edhe në vende e izoluara, dhe asnjëri prej tyre nuk vetmohej për dyzet ditë, siç bëjnë disa prej muslimanëve të mëvonshëm. Përkundrazi, ata adhuronin Allahun me adhurime islame të cilat i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i ligjësoi për ta.

Marrur nga libri, Mexhmu’ul Fetava (18/10).

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Check Also

Nëse doni që me të vërtetë të kuptoni Islamin, shikoni të kaluarën.

nga Robert Fisk. Emir Abdulkadiri ishte një mysliman, asket, sheik, humanist, mbrojtës i popullit të …