Home / Feja / Fëmija hebre i cili e donte shumë profetin Muhammed a.s u sëmur e ishte pranë vdekjes dhe Profeti a.s i shkoi për vizitë.

Fëmija hebre i cili e donte shumë profetin Muhammed a.s u sëmur e ishte pranë vdekjes dhe Profeti a.s i shkoi për vizitë.

Historia që do trajtojmë me lejën e Zotit mbart një mesazh dhe kuptim shumë të madh. Ata që kanë mendje të shëndoshë dhe zemër të pastër e kuptojnë mesazhin e saj dhe menjëherë e marrin si shembull duke e vendosur në praktikë. Historinë me lejën e Zotit do e përshtasim në formë të përmbledhur dhe jo të tejzgjatur. Transmetohet se në kohën e Profetit tonë të dashur, Muhammedit [ Paqja, mëshira e Zotit qofshin mbi të] ishte një djalë hebre i cili e donte shumë profetin Muhammed [ Paqja, mëshira e Zotit qofshin mbi të]. Ai i sillte profetit alejhi selam ujin, dhe profeti e merrte. Profeti jonë i dashur [ Paqja, mëshira e Zotit qofshin mbi të] sillej shumë mirë, ëmbël, butë me fëmijën hebre. Një ditë profeti Muhammed alejhi selam mori vesh se ky fëmijë që e donte dhe i shërbente u sëmur dhe mjekët nga gjendja që kishin parë thanë se jetesa e tij në këtë botë nuk do të jetë e gjatë. Profeti i madh i njerëzimit [ Paqja, mëshira e Zotit qofshin mbi të] i shkoi për vizitë familjes hebre. Kjo tranmetohet tek Buhariu. Me një edukatë dhe sjellje brilante Profeti Muhammed [ Paqja, mëshira e Zotit qofshin mbi të] shkoi ta vizitonte djalin hebre. Hyri brenda pa djalin e shtrirë në shtrat dhe i tha:
– Bëhu Musliman.
Djaloshi hebre ngriti sytë dhe pa babain e tij. Transmetohet se profeti Muhammed alejhi selam i tha tre herë të thoshte që Zoti është një dhe një i vetëm dhe se Ai (Muhammedi a.s) ishte i Dërguari i Tij. Por fëmija hebre shikonte babain nga respekti dhe frika që kishte priste që babai i tij ti thoshte diçka. Herën e tretë babai i tha fëmijës së vet:
– Përgjigju Muhammedit.
Ai e dinte se Muhammedi alejhi selam ishte profet por nuk e pranonte. Duke e ditur fene e Zotit, fenë e vërtëtë babai hebre i kërkoi djalit të tij që t’i përgjigjej Muhammedit alejhi selam. Sapo e dëgjoi fëmija hebre më një pastërti tha: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut dhe ti (Muhammed a.s) je i Dërguari i Tij. Profeti Muhammed [ Paqja, mëshira e Zotit qofshin mbi të] u kenaq shumë saqë transmetohet se kur doli nga dera e fëmijës hebre tha: Lavde dhe falënderime për Ty Zot që e shpëtove këtë njeri nga zjarri i Xhehenemit.

Check Also

Kompromiset e rrezikshme për ulësen në OKB

Kosova nuk duhet të bëjë kompromise të reja në finalen e dialogut të Brukselit, për …