Home / Bota / Erdogani planifikon një vizitë në Rusi brenda gjysmës së parë të marsit

Erdogani planifikon një vizitë në Rusi brenda gjysmës së parë të marsit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të vizitojë Rusinë brenda dy javëve të para të marsit për të biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale me Kreun e Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

“Vizita në Moskë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan është në plan të realizohet në gjysmën e parë të marsit. Në kuadër të kësaj vizite, presidentët Erdogan dhe Putin do të kenë takimin e tyre të 4-t brenda 6 muajve të fundit”, deklaroi për gazetarët rusë ambasadori i Republikës së Turqisë në kryeqytetin rus, Huseyin Dirioz.

Ambasadori Dirioz vuri në pah se çështjet më të rëndësishme në agjendën e bisedimeve janë hapat për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe liberalizimi i vizave ruse për qytetarët turq.

“Fillimisht do të ngremë në rend të ditës liberalizimin e vizave për biznesmenët dhe politikanët, pasi ky grup është me rëndësi maksimale për avancimin e marrëdhënieve turko-ruse”, sqaroi kreu i misionit diplomatik turk në Moskë.

Check Also

‘Njeriu që Shpëtoi Botën’ vdes në Rusi

Stanislav Petrov, një oficer Sovjetik i cili gjerësisht është vleresuar për ndihmen e dhënë në …