Home / Troje Shqiptare / Kosova / Erdogan, urim diplomatik Vuçiçit për ditëlindje

Erdogan, urim diplomatik Vuçiçit për ditëlindje

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i ka dërguar një mesazh urues për ditëlindje, homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Por siç mund të shihet nga fjalët e zgjedhura, ato më shumë se të sferës ndërnjerëzore, kanë qenë me përmbajtje diplomatike.

“Takimet tona të suksesshme pas zgjedhjes suaj si president, kanë kontribuar ndjeshëm në forcimin e miqësisë sonë, si dhe në mirëkuptimin e bashkëpunimin midis vendeve tona. Me shkëlqesinë tuaj, unë diskutoj çështjet dypalëshe dhe rajonale”.

“Unë jam i bindur se ne do të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tona në bazë të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë, për të mirën e popujve tanë,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Edrogan.

Muaj më parë, kreu i shtetit turk realizoi një vizitë të bujshme në Beograd, ku pritja që iu bë nga autoritetet serbe ishte tejet përulëse. /tesheshi

Check Also

Turqia: Do ishte mirë që liderët afrikanë të bisedojnë me ne para marrëveshjes për emigrantë me BE-në

Ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik bëri …