Home / Bota / Erdoğan: Republika e Turqisë nuk është e para, por shteti i fundit i joni

Erdoğan: Republika e Turqisë nuk është e para, por shteti i fundit i joni

“Republika e Turqisë nuk është e para, por shteti i fundit i joni. Si rrjedhojë edhe Perandoria Osmane ishte e jona. Edhe Perandoria e Selçukve ishte e jona, si dhe të gjitha shtetet që kanë kaluar në mijëra vjet janë të tonat”

ÇANAKKALE (AA) – Ashtu si në mbarë Turqinë edhe në vendin ku nga ka marrë edhe emrin lufta, sot në Çanakkala është zhvilluar ceremonia e 102-vjetorit të fitores së saj. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete të larta të shtetit turk, përfshirë këtu dhe Presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Republika e Turqisë nuk është e para, por shteti i fundit i joni. Si rrjedhojë edhe Perandoria Osmane ishte e jona. Edhe Perandoria e Selçukve ishte e jona, si dhe të gjitha shtetet që kanë kaluar në mijëra vjet janë të tonat”, ka thënë Presidenti Erdoğan në fjalimin e tij. Ai më pas ka shtuar: “Dua të falënderoj nga Çanakkalaja të gjitha forcat tona të sigurisë, duke filluar nga ushtria, policia, etj. Falë tyre ata që hapën hendeqe janë duke u groposur sot në to”.

Ndërsa në lidhje me tentativën e FETO-s për grusht shteti Presidenti Erdoğan tha: “Tashmë të gjithë janë në gjykata duke dhënë llogari. Çdo gjë që thanë kur u kapën tashmë nuk i pranojnë përballë gjykatësve. Le të kundërshtojnë sa të duan. Në këtë mes ka një të vërtetë të pa ndryshueshme. 249 dëshmorë dhe 2.193 të plagosur. Ata deshën të pushtojnë një vend. Ata deshën të kërcënojnë të ardhmen e një vendi dhe kërcënuan popullin. Kush është përgjegjësi i gjithë atij gjaku të derdhur atë natë? Kush gjuajti drejt shokëve të armëve atë natë? Kush sulmoi popullin me tanke, helikopterë dhe avionë? Kush i bombardoi institucionet shtetërore? Populli jonë të jetë i qetë. Të gjithë do të marrin dënimin e merituar”.

“Mes tyre nuk ka asnjë ndryshim”

Presidenti Erdoğan ka komentuar edhe mbi veprimet dhe vendimet skandaloze të Holandës, duke u shprehur se “Qeveria e Holandës anulon uljen e avionit të ministrit tonë të Punëve të Jashtme, nuk lejon hyrjen e një tjetër ministri dhe lëshoi kuajt dhe qentë drejt qytetarëve tanë atje. Edhe kancelarja gjermane deklaroi se është pranë tyre. Turp të keni. Realisht këta nuk kanë ndonjë ndryshim mes njëri-tjetrit. Bëni çfarë të doni, por popullin tonë nuk do ta pengoni në rrugën e tij. Populli im do ti japë përgjigjen më të bukur veprimeve të gabuara të Perëndimit më 16 prill, në kutitë e votimit”.

“Nuk u futëm dot as në godinën tonë të Konsullatës. Kjo gjë nuk ka vend në asnjë marrëveshje ndërkombëtare. Nuk mund ti mbyllni derën një ministri. Nëse vazhdoni të silleni kështu, patjetër që do të merrni përgjigjen nga Turqia. Çfarë ju duhet ju për një votim në Turqi? Në fakt nuk është kështu. Ata e dinë shumë mirë se çdo të thotë një ndryshim sistemi në Turqi. Mesa duket kanë harruar se çfarë pësuan në Çanakkala kur erdhën duke menduar se ne ishim ‘njeriu i sëmurë’. Ata e dinë mirë që me investimet e reja dhe me diplomaci, Turqia do ta hapë rrugën e saj drejt fitores së re të Çanakkalasë”, shtoi më pas Presidenti i Turqisë Erdoğan.

Check Also

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinë

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinëKush e lexon suren Vakia pas …