Home / Headline / Erdogan: Kemi disa surpriza për organizatat terroriste

Erdogan: Kemi disa surpriza për organizatat terroriste

Në një fjalim që mbajti në qytetin e Trabzonit Presidenti Erdoan paralajmëroi operacione të reja ushtarake kundër organizatave terroriste brenda dhe jashtë vendit.

Në deklaratat që bëri në Trabzon, në kuadër të programit në këtë qytet, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyp Erdoğan) tha se faza e parë e operacionit “Mburoja e Eufratit ka përfunduar me pastrimin nga terroristët të al-Babit në Siri, duke shtuar se operacionet do të vazhdojnë.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” zgjati 7 muaj. Me këtë operacion u pastrua nga terroristët një terren me sipërfaqe 2 mijë e 15 kilometra katrorë.

Zona në fjalë nuk është spastruar vetëm nga DAESH-i, por edhe nga terroristët, pjesëtarë të PYD-së, që është krahu i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri.

Ndërkaq për mbetjet e organizatave terroriste planifikohen operacione të reja.

“Tani do të bëjmë përgatitjet për operacione të reja, për t’u shtypur kokën organizatave terroriste në zonat e tjera”,- theksoi Erdoan në Trabzon, duke shtuar se organizatave terroriste do t’u bëjnë disa surpriza.

“Muajt në vijim do të jenë behari i Turqisë dhe i popullit turk, ndërsa për terroristët do të jenë një dimër i egër”, shtoi Erdoan.

Check Also

ILAÇI PËR ZEMRËN E NGURTË

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Vërtetë për zemrën e ngurtë ka ilaç …