Home / Feja / Erdogan: Jam për t’i shërbyer popullit, e jo për të më ngritur përmendore

Erdogan: Jam për t’i shërbyer popullit, e jo për të më ngritur përmendore

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se Turqinë dhe popullin e saj e presin një periudhë e vështirë në të cilën, për shkak të gjitha zhvillimeve në rajon dhe në nivel global, ajo duhet të jetë më e fortë dhe fuqishëm të qëndrojë në këmbët e veta, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e krerëve të qeverisë lokale nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, kryetari i partisë dhe presidenti turk Erdoğan ka thanë se nuk pret që autoritetet lokale ti ngrenë monumente, por t’u shërbejnë njerëzve që u dhanë besimin ta çojnë vendin drejt një përparimi.

Duke theksuar se Partia AK nuk është vetëm parti politike, por simbol i një procesi të përparimit në Turqi, Erdoğan tha se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces duhet të bëjnë shumë më tepër për të fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe për ti përmbushur reformat e paralajmëruara.

“Suksesi i Partisë AK është dhe suksesi i popullit të Turqisë. Në rast të dështimit tonë, më besoni se problemi më i vogël do të ishte nëse AK Partia humb pushtetin. Dështimi i Partisë AK do të nënkuptonte dështimin e shumë shanseve të mëdha për Turqinë dhe humbjen e asaj që tashmë është arritur. Ne po kalojmë në një periudhë në të cilën ndërthuret fati i partisë dhe shtetit tonë. Mos harroni, fitorja e Partisë AK është fitorja e Turqisë dhe fitorja e Turqisë është fitorja e Partisë AK. Prandaj duhet të kujdesemi për të gjithë popullin tonë”, ka thënë Erdoğan.

Ai akuzoi opozitën turke se gjithnjë e më shumë qëndron në radhët e terroristëve dhe armiqve të Turqisë. Erdoğan ka thënë se shembulli i fundit i kësaj praktike është akuza e opozitës se forcat turke të sigurisë kërcënojnë popullatën civile gjatë operacioneve anti-terroriste.

“Operacionet e kryera nga forcat turke kundër terrorizmit të gjithë i ndjekin me xhelozi dhe na përgëzojnë për vëmendjen që i japim mbrojtjes së civilëve. Është e çuditshme që disa qarqe duan të turbullojnë ujin që është i pastër. Jo vetëm brenda kufijve të saj, Turqia i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së civilëve edhe në operacionet jashtë kufijve tanë. Në këtë kontekst, forcat tona të sigurisë u ballafaquan me sprova të shumta dhe dhanë një numër të madh dëshmorësh, por ne kurrë nuk hoqëm dorë nga mbrojtja e civilëve”, ka thënë Erdoğan.

Duke treguar për suksesin e madh të operacioneve anti-terroriste në Turqi, Erdoğan tha se për këtë terroristët dhe mbështetësit e tyre kanë të drejtë të zemërohen, këtë nuk ka të drejtë të bëjë asnjë politikan, posaçërisht përfaqësuesit parlamentar.

“Populli ynë në kutitë e votimit do t’u japë mësimin e duhur atyre që duan të njollosin dhe rrezikojnë luftën tonë kundër terrorizmit”, ka thënë Erdoğan.

Artikuj të ngjashëm:

Check Also

Urdhri për të ndaluar referendumin e ndarjes së Kurdistanit të Irakut

Kryeministri irakian Heidar Abadi ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e referendumit të ardhshëm të pavarësisë së …