Home / Lindja e Mesme / Erdoğan falënderon mbretin saudit për mikpritjen

Erdoğan falënderon mbretin saudit për mikpritjen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar përzemërsisht Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe popullin e Arabisë Saudite të martën në mbrëmje gjatë vizitës së tij të shkurtër në kryeqytetin saudit Riad, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare të presidentit në Twitter, Erdoğan tha: “Dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për mbretin saudit dhe popullin vëllazëror saudit për pritjen e tyre të dashur dhe mikpritjen e madhe gjatë vizitës sime në Riad”.

Mbreti saudit organizoi një pritje zyrtare për Presidentin Erdoğan në Pallatin Al-Jemames në Riad të martën.

Më herët të martën, presidenti u takua edhe me zëvendës princin e kurorës Mohammad bin Salman Al Saud.

Erdoğan mbërriti në Riad të hënën vonë nga Bahreini, në kuadër të turneut të tij në vendet e Gjirit.

Më vonë të martën, presidenti turk vizitoi kryeqytetin e Katarit Doha për bisedime rreth çështjeve politike dhe ekonomike, në të cilat pritet të përfshihen edhe bisedimet për krizën në Siri dhe Irak.

Check Also

Erdogan: ShBA u paguan shuma të mëdha organizatave terroriste

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u …