Home / Shëndetësi / Erdoğan: Do t’i shpërbëjmë një nga një bazat terroriste në Siri

Erdoğan: Do t’i shpërbëjmë një nga një bazat terroriste në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara deklaroi se do t’i shpërbëjnë një nga një bazat terroriste në Siri.
“Shpresojmë që një ditë, në një kohë të shkurtër duke filluar nga Afrini dhe Munbixhi do t’i shpërbëjmë një nga një edhe bazat tjera terroriste në Siri. Këtë nuk mund ta pengojnë as ata që duken si aleatë tanë që na qëllojnë pas shpine dhe as mbështetësit e margjinalizuar të terrorizmit që duken si politikanë”, tha Erdoğan.
Ai tha se NATO është përgjegjëse në aspektin e mbrojtjes së kufijve të anëtareve të saj, por se qëndrimi i kësaj aleance lidhur me kërcënimet e kufijve të Turqisë nuk është i dukshëm.
“Një qortim i veçantë shkon në adresë të NATO-s. Jeni përgjegjës për të marrë një qëndrim lidhur me rastet e kërcënimeve të kufijve të njërit nga shtetet anëtare të Aleancës. Cili është qëndrimi që keni marrë ndonjëherë”, pyeti Erdoğan.
Presidenti Erdoğan lidhur me atë nëse do të përfshihen apo jo opozitarët sirianë në operacionin e Afrinit tha: “Sigurisht që do të jenë. Kjo përpjekje për ata po zhvillohet. Ne i ndihmojmë këta vëllezër atje që ata të mbrojnë territoret e tyre”.
Ndërsa sa i përket asaj nëse do ketë një bisedë me Trump për çështjen e Sirisë, Erdoğan tha: “Aktualisht nuk mendoj që ta telefonoj. Sepse këto çështje i kemi biseduar edhe më parë dhe ai do të kërkonte bisedë. Përsa kohë që ai nuk do të kërkojë një gjë të tillë as unë nuk e kërkoj. Me presidentin Putin kemi biseduar dy-tre ditë më parë dhe diplomacia jonë e bisedave telefonike është në vazhdim”.
“SHBA-të do të vijnë nga një largësi prej 11-12 mijë kilometra dhe do të formojë për veten e saj një ushtri, ku dhe çfarë emri do t’i vendos? ‘Siguria kufitare‘. Sigurinë kufitare të kujt?. Për këtë regjimi në Siri thotë se ‘kjo është një kërcënim për ne‘ dhe nuk e miraton aspak një formësim të tillë”, potencoi Erdoğan.

Check Also

Erdogan renditet si muslimani me ndikimin më të madh në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është renditur në vend të parë në botimin e …