Home / Feja / EJA DJALI IM, TË TË SHTRËNGOJ NË GJOKSIN TIM!

EJA DJALI IM, TË TË SHTRËNGOJ NË GJOKSIN TIM!

Sa’d bin Xhuman ishte një plak i cili jetën e tij të punës e kishte kaluar si mësues. Pas vdekjes së gruas së tij, ai jetoi me bijtë e tij që të ishin më pranë tij. Allahu e nderoi atë me katër djem dhe, elhamdulil-lah, të gjithë i kishte të dëgjueshëm.
Babai i tyre ishte i njohur për forcën, reputacionin dhe fjalët e tij. Nëse dikush do të thoshte se Sa’d bin Xhumani arriti në shkollë, drejtori dhe mësuesit do të kishin frikë prej tij, e si të mos kishin edhe nxënësit?
Dikur ai i rrihte shumë djemtë e tij, kurse shkopin e bambu-s e mbante në derë. Kur u plak, e kuptoi dobësinë e tij dhe u turpërua për atë që i kishte goditur (rrahur) bijtë e tij.
Këtë tregim e ka rrëfyer njëri nga djemtë e tij.
Ai thotë se babai i tyre u kishte dërguar këtë mesazh:
“Shprehitë shpesh na shtyjnë të gabojmë. Ma bëni hallall mua, o bijtë e mi, që ju kam rrahur kur ishit më i ri. Unë isha i ashpër ndaj jush, jo pse nuk ju doja, por sepse ju për mua ishit edhe më të rëndësishëm se ajri. Tradita jonë thotë se vetëm një baba i rreptë mund t’i edukojë siç duhet fëmijët, kurse babai i dhembshur i nxit fëmijët e tij të dështojnë.
Unë u bëra sikur isha i rreptë dhe e përdora forcën me shpresë se do tu bëjë mirë dhe do të ishte më mirë për ju. Isha i kënaqur me traditën tonë, në mënyrë që, mbi të gjitha, ta kënaqi shoqërinë tonë, sikur kënaqësia e tyre do të na çojë në xhenet. U përpoqa ta kënaqi shoqërinë, edhe pse, thellë në vetvete, e dija se nuk ishte e drejtë.
O bijtë e mi, mos u ktheni kundër meje. Kur unë ju shoh juve se si i doni fëmijët tuaj dhe se si rrini me ta, zemra më lëndohet nga dhimbja, dua të bërtas dhe të tregoj se sa ju shumë ju kam dashur dhe sa shumë ende ju dua.
Prandaj, përse, kur ndonjëri prej jush e përqafon fëmijën e vet, më shikon mua në një mënyrë që unë të ndjehem, sikur tehu i thikës po më godet në zemrën time? Sikur po më thoni – mëso se si duhet t’i duash fëmijët dhe të jesh i butë ndaj tyre!
Unë e kuptoj se si duhet të sillen prindërit ndaj fëmijëve të tyre. Por, kjo nuk është koha jonë, dhe nuk mund ta kthej atë që e kam humbur shumë kohë më parë. Andaj, mos më mësoni diçka, nëse prej saj nuk do të kem përfitim.
Unë juve ua kërkoj hallallin. Bëni me mua çka të dëshironi, por mos më mundoni më tepër me këtë shikim.”
Këtë tregim e ka rrëfyer djali i tij më i vogël, Jasiri, i cili tani është babai i tre djemve dhe vajzave.
“Ne të gjithë u prekem nga ky mesazh, shkuam dhe ia puthem kokën, duart dhe këmbët. Ne i thamë atij se nëse nuk do të na edukonte në atë mënyrë, ne tani nuk do të ishim të suksesshëm.
Kur shkova për të fjetur, fjalët e babait po më përsëriteshin në vesh, e zemra më dhembte, sillesha në krevat, por pa dobi.
Atëherë qava nga dëshpërimi dhe shkrova si më poshtë:
“Babai im i dashur,
Ndoshta ti po mendon se shikimi ynë është dënim kur ne të shikojmë ty derisa i përqafojmë fëmijët tonë, por kjo është dëshmi e pafajësisë sonë, këtë e din vetëm Allahu. Kur i përqafoj fëmijët dhe të shikoj ty, kjo është sikur të them, çka nëse edhe babai im tash më përqafon mua? Sepse edhe pse jam rritur, edhe pse jam bërë baba, kjo nuk do të thotë se nuk kam nevojë për puthjen dhe përqafimin tënd të ngrohtë. Andaj, a mund të marr një përqafim dhe një puthje?”
Pastaj këtë mesazh ia dërgova babait në telefon dhe më zuri gjumi.
Në mëngjes, Jasiri kur doli nga dhoma e tij për tu falur e gjeti babanë e tij duke qëndruar në pragun e derës, i cili i tha: “Eja, biri im, më lejo të të shtrëngoj në gjoksin tim. Nuk e kam kuptuar se ajo që unë të rraha, tani do ta lëndojë kaq shumë zemrën time. Nëse kam vepruar drejtë, Allahu e di, e nëse kam gabuar, të lutem ma bëj hallall. Ti nuk e di sa i çmuar je për mua, ti je shpirti im, zemra ime dhe mbështetja ime.”
Ai e mbështeti Jasirin në kraharor, e puthi dhe pastaj të dy ia shkrepën vajit.
Pas pak minutash babai i tij vdiq. Bijtë e tij e çuan në spital, ku u përpoqën ta ndihmonin, por koha e tij e vdekjes kishte ardhur.
Allahu i Plotfuqishëm e mëshiroftë këtë baba të mrekullueshëm.
Bëjuni të butë ndaj prindërve tuaj, sepse ata ndoshta kanë dashur të jenë të butë ndaj jush, por koha nuk i ka lejuar.
Harrojeni të kaluarën e dhimbshme dhe mbajeni në mend se ajo ka vlerën e saj, madje edhe nëse ata nuk ju kanë edukuar duke treguar dashurinë e tyre..
Kush është kujdesur për juve derisa jeni rritur dhe jeni bërë pjesë aktive e shoqërisë?
“O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!” (el-Isra 24)
Përshtati: Miftar Ajdini

Shperndaje lajmin EJA DJALI IM, TË TË SHTRËNGOJ NË GJOKSIN TIM! ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

“Gjenerata që po lind tani është e fundit që do të jetë e lirë”, tha Assange në intervistën e tij të fundit

Para se lidhjet e tij me botën të ishin prerë nga ushtarët e Ekuadorit, themeluesi …