Home / Bota / Egjipti pezullon imamin i cili mbrojti Turqinë për incidentin me Holandën

Egjipti pezullon imamin i cili mbrojti Turqinë për incidentin me Holandën

Autoritetet e Egjiptit kanë pezulluar një imam i cili kishte mbrojtur Turqinë në incidentin me Holandën, pasi kjo e fundit ndaloi hyrjen e ministrave turq në një tubim elektoral të turqve në Rotterdam, raporton Anadolu Agency (AA).

Imami u pezullua për tre muaj nga Ministria e Çështjeve Fetare të Egjiptit, me pretendimin se ka politizuar ceremoninë javore të së premtes duke kritikuar Holandën.

“Dënojmë këtë vendim i cili nuk do të duhej të ndodhë”, deklaroi për AA, Sheikh Salama Abdel-Kawi, një ish-këshilltar në Ministrinë për Çështjet Fetare, sipas të cilit imami nuk kishte bërë komente politike, por se vetëm ka dënuar racizmin në Evropë.

Sheikh Abdul-Aziz Ragab, është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë.

Kriza diplomatike është evidente që kur Turqia ka nisur fushatën për referendumin në lidhje me ndryshimet kushtetuese të caktuara për 16 prill, pjesë e së cilës janë edhe takimet e zyrtarëve turq me diasporën turke e cila është e shpërndarë në disa vende të BE-së.

Kriza në fjalë u përshkallëzua veçanërisht gjatë ditëve të fundit, kur autoritetet holandeze nuk lejuan uljen e aeroplanit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe më pas ndaluan eskortën e ministres të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betul Sayan Kaya duke pamundësuar hyrjen e saj në ambientet e përfaqësive diplomatike të Turqisë në Rotterdam dhe të njëjtën e shoqëruan deri në kufirin e Holandës me Gjermaninë.

Check Also

ILAÇI PËR ZEMRËN E NGURTË

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Vërtetë për zemrën e ngurtë ka ilaç …