Home / Shtypi Islam / Opinion - Analize / Dilema e ardhshme e sigurisë së Izraelit / A duhet të sulmohet Hizbullahu përpara se të forcohet edhe më shumë?

Dilema e ardhshme e sigurisë së Izraelit / A duhet të sulmohet Hizbullahu përpara se të forcohet edhe më shumë?

Nadav Pollak

Në javët e fundit, Izraeli dhe Hizballahu vazhduan një traditë të vjetër të tyren motivuar nga zjarrmija e muajve të nxehtë tëverës, duke shkëmbyer fjalë të ashpra dhe kërcënime lidhur me çfarë secila nga këto palë është e aftë t’i bëjë tjetrës në luftën e ardhshme. Megjithatë, këto nuk janë kërcënime boshe. Secila palë i ka aftësitë për t’i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme palës tjetër. Megjithatë, edhe pse të dyja palët janë gati për një luftë, as Izraeli e as Hizbullahu nuk e dëshirojnë një gjë të këtillë. Megjithatë, një zhvillim i kohëve të fundit mund të rrisë temperaturën edhe më shumë.

Më 22 qershor,gjatë një fjalimi në konferencën Herzliya, kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit, gjenerali major Herzi Halevi, në thelb konfirmoi vërtetësinë e raportevetë mëparshme në median arabe se Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane po punon për të krijuar një industri të armatosur të pavarur në Liban,të fokusuar më së shumti në raketa të avancuara. Gjatë këtyre javëvetë fundit,ky zhvillim shqetësues thuhet se ka qënë në vëmendjene Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe kabinetit izraelit, kështu që shumë njerëz ngrenë pyetjen nëse do të arrihet në një pikë ku Izraeli do të duhet të zhvillojë një sulm paraprak në Liban,me anë të së cilit mund të nxiste një luftë .

Cila është arsyeja e ndryshimit të qëndrimit të Iranit?

Gjatë vitevetë fundit, Izraeli ka sulmuar dërgesat e shumta të armëve të cilat kanë qënë nisur drejt Hizbullahut. Këto dorëzime të armëve me teknologji të avancuara pretendohet se përfshinin raketa anti-anije, raketa ajërore të lëshuara nga tok dhe raketa balistike të lëshuara nga toka me destinacion po në tokë. Disa prej këtyre raketave kanë shenjestër të saktë dhe mund të godasin vendet strategjike në Izrael, të këtilla siç mund të përmendim bazat ushtarake dhe infrastruktura të rëndësishme civile. Kryeministri izraelit dhe ministri i mbrojtjes herë pas here janë shprehur se aftësitë të tilla në duart e Hizbullahut duhet të shihen si kufiri i tolerancës dhe kanë këmbëngulurqë Izraeli të veprojë për të parandaluar dërgimin e mëtejshëmtë armëve të avancuara drejt këtij grup militant. Sipas disa vlerësimeve, Izraeli ishte në gjendje të shkatërronte 60 përqind të këtyre dërgesave të avancuara të armëve. Kjo shifër mund të shihet si jë arsye për t’u përgëzuar, megjithatë duket se sulmet e fundit ajrore ndryshuan diçka në lidhje me atë që mendohej për Iranin.

Këtë javë,mediat izraelite kanë bërë me dije se Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane po zhvillojnë një bazë industriale të avancuar të armëve të kontrolluara nga Hizbullahu, në mënyrë që veprimet e ndërhyrjes së Izraelit të mbeteshin më primitive për të ndikuar tek Hizbullahu. Teherani shpreson se Izraeli do të shmangë sulmin ndaj Hizbullahut në Liban, duke pasur frikë se një sulm i tillë i drejtpërdrejtë mund të çojë në luftë. Parë nga kt këndvështrim, sa më afër kërkesëssë konsumatorit të jetëprodhimi, aq më mirë është.

Përllogaritjet që ka bërë Irani meritojnë disa merita. Mesa duket mes Izraelit dhe Hizbullahutështë arritur në një marrëveshje të heshtur: Për sa kohë që Izraeli nuk e sulmon Hizbullahun brenda territoreve libaneze dhe sulmet e tij nuk rezultojnë nëviktima të Hizbullahut, kjo organizatë zgjedh të mos hakmerret. Ndërsa Amos Harel, një nga gazetarët më në zë izraelitë në fushën e sigurisë kombëtarevuri në dukje se vitet e fundit, Izraeli ka goditur vetëm një herë dërgesat e armëve brenda territorit të Libanit dhe pas kësaj Hizballah u përpoq të hakmerret duke përdorur forca baskëpuntore të ndryshme në Golan.

Irani, përtej qëllimit kryesor të të mbajturit larg të Forcave Ajrore izraelite, ka edhe arsye të tjera të ngjashme për të eksportimin e prodhimeve të tij ushtarakë në Liban. Irani në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të shmangë vështirësitë logjistike dhe kostot e transportimit të këtyre raketave nga Irani në Siri dhe pastaj në Liban. Dhe nëse gjithçka funksionon siç është planifikuar, Hizbullahu ka të ngjarë të posedojë një arsenal raketor më të madh dhe më të avancuar në komandën e tij, duke forcuar kështu masat e tij mbrojtëse kundër sulmeve të Izraelit. Për më tepër, Irani do të jetë në gjendje të ketë një qendër tjetër për prodhimin dhe shpërndarjen e armëve, jo vetëm për Hizbullahun, por edhe për forca të tjera bashkëpunuese në rajon dhe më gjerë.

A do të ndryshojnë përllogaritjet e Izraelit?

Muajin e kaluar, Izraeli e paralajmëroi Iranin në lidhje me këtë plan, duke përdorur vendet evropiane, gjë e cila na tregon se këto “fabrika”ka mundësi të mos jenë vënëende në funksion aktim dhe për këtë arsye nuk është ende e qartë se cili do të jetë kapaciteti i tyre dhe deri në çfarëmase do ta përmirësojnë arsenalin ushtarak të Hizbullahut, ssi nga ana sasiore ashtu dhe cilësore. Hizbullahu tashmë ka një arsenal të përllogaritur prej më shumë se 150,000 raketash dhe milicishë, parë në këtë këndvështrim, nëse Izraeli nuk ka filluar një luftë deri tani, pse është ky zhvillim i ndryshëm nga të tjerët?

Dallimi kryesor i këtij zhvillimi ka të bëjë me aftësinë e Hizbullahut për të prodhuar armët e veta, që konsiderohen si “elementë do të ndryshojnë lojën”, siç i quan gjithashtu edhe kryeministri Netanyahu. Nëse Hizbullahu do të arrijë në kapacitetet që të mund të ndërtojë raketa me ngarkesa të rënda dhe sisteme të avancuara udhëzuese, atëherë do të gjendemi përballënjë problemi serioz për Izraelin. Hizbullahu do të jetë në gjendje të rrisë arsenalin e raketave në mënyrëqë të mund të godasëçdo lloj objektivi në Izrael dhe të shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Vërtetë, Izraeli ka sisteme të përparuara të mbrojtjes nga raketat, por nëse Hizbullahu do të zotërojë qindra raketa të përparuara, të paktën disa prej tyre do të godasin me siguri objektivin e tyre. Pra, kjo është dilema: Nëse Izraeli beson se një luftë me Hizbullahun është e pashmangshme, pasi Hizballahu është një përfaqësues iranian dhe regjimi iranian vazhdon të thotë se dëshiron të shkatërrojë Izraelin, atëherë a nuk është më e logjikshmeqë të veprohet tani para se Hizbullahu të vazhdojë tëbëhet edhe më i fortë ?

Nuk ka përgjigje të thjeshtë për këtë pyetje. Izraeli pothuajse gjithmonë preferon të shmangë një konflikt më të gjerë, që do të thotë javë të gjata të luftimeve që mund të dëmtojnë ekonominë e Izraelit dhe që do të shkaktonte një barrë të konsiderueshme në popullsinë e saj. Kjo natyrisht është e vërtetë në frontin e tij verior, pasi aftësitë ushtarake të Hizbullahut janë shumë më të avancuara se armiqtë e tjerë të Izraelit, për shembull të këtillë si Hamasit, dhe shpenzimet që do t’i duhet të bëjë Izraelit do të jenë të konsiderueshme. Për këtë arsye, çdo kryeministër izraelit duhet ta mendojë gjatë e gjërë për një kohë të gjtë përpara se të nisë një sulm në Liban, veçanërisht për shkak se ai ose ajo duhet ta dijë se populli izraelit do të kërkojë një shpjegim se pse ishte e nevojshme një luftë shkatërruese. megjithatë, ka edh prej atyre që mund të mendojnë se një sulm i vetëm nuk do të rezultojë në luftë apo nuk do t’i hapë rrugën një lufte në të ardhmen. Nëse do të kishim pyetur disa analistë izraelitë të sigurisë para 10 vjetësh, çfarë do të ndodhë nëse Izraeli godet dërgesat e armëve në tokën siriane, disa ndoshta do t’i përgjigjeshin“luftë”, megjithatë aktualisht kjo gjë ndodh në mënyrë sistematike. Hizbullahu është dhe ndoshta do të vazhdojë të jetë i përfshirë në Siri në një afat të shkurtër, gjë që do të thotë se mund të vazhdojë të mendojë se duhet të shmangë një operacion të rëndësishëm kundër Izraelit, kështu që ndoshta një goditje ushtarake izraelite në kuptimin afatshkurtër ka kuptim.

Çfarë thonë zyrtarët kryesorë izraelitë? Ministri i Mbrojtjes, Lieberman është shprehur se qeveria është “plotësisht e vetëdijshme” për fabrikat e raketave dhe e kupton “çfarë duhet bërë” në lidhje me këtë. megjithatë ai shtoi gjithashtu se: “Nuk ka nevojë për histerizma apo eufori në lidhje me këtë çështje.” Ai vazhdoi duke thënë se, “Shteti i Izraelit nuk ka interes të iniciojë një lëvizje ushtarake, as në veri dhe as në jug,” duke sugjeruar që asnjë sulm parandalues në Liban nuk është në tryezën e bisedimeve të aktualitetit. Më 5 korrik,Shefi i Shtabit i Izraelit, gjenerali Gadi Eisenkotështë hsprehur se “prioriteti i Izraelit ndaj Hizbullahut është të parandalojë grupin shiit në lidhje me përmirësimine saktësisë së raketave dhe milicive të tij”, por ai shtoi se izraelitët duhet t’i“vënë gjërat në perspektivë dhe nuk ka nevojë për panik.”

Përpjekjet e vazhdueshme të Iranit për të vendosur këto fabrika të armëve në Liban do të rrisin tensionet në frontin izraelito-libanez. Tani për tani, duke qënë se ky plan duket të jetë vetëm në fazat e hershme të tij dhe duket se kokat e logjikshme ende mbizotërojnë në të dyja anët, ka ende kohë për të vepruar në mënyrë diplomatike për të shmangur një skenar tëpërshkallëzimit të situatës.

Burimi : War On The Rocks / ML

Check Also

Izrael: Donte të bëhej muslimane, babai i krishterë vret 17-vjeçaren

Një i krishterë izraelit është akuzuar për vrasjen e vajzës së tij adoleshente lidhur me …