Home / Bota / Dhuna e policisë izraelite shkakton reagime në rrjetet sociale

Dhuna e policisë izraelite shkakton reagime në rrjetet sociale

Pamjet e disa policëve izraelitë të cilët ushtrojnë dhunë ndaj një shoferi palestinez në Jerusalemin e pushtuar Lindor, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në video duken disa efektivë të policisë izraelite të cilët pasi diskutojnë me një shofer palestinez në rajonin Vadi el Xhevz në Jerusalemin Lindor, ushtrojnë dhunë ndaj tij. Shoferi nuk ka reaguar ndaj policëve, ndërsa këta të fundit kanë sulmuar edhe palestinezë të tjerë që duan të ndërhyjnë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, ndërsa pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Ndërkohë në lidhje me këtë gjë, një deklaratë me shkrim ka bërë edhe deputeti i Listës së Përbashkët Arabe në Knesset-in izraelit, Ahmet Tibi.

Ai ka deklaruar se çështjen e ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe më pas shton duke kërkuar nga autoritetet arrestimin e personave përgjegjës.

Nga ana tjetër policia izraelite përmes një deklarate me shkrim ka thënë se veprimi është individual dhe se polici që e ka kryer është shkarkuar nga detyra.

Check Also

Çfarë i shkruhet fëmijes nga engjulli në mitren e nënës?

Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së vet (duke qëndruar) dyzet ditë si një …